TË FUNDIT

Bisedimet rifillojnë, tensionet thellohen – Vjen paralajmërimi i fortë për Asociacionin!

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim, me Kosovën që ka insistuar në zbatimin në tërësi të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq Serbia ka kërkuar që fillimisht të zbatohet pjesa që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe

E në lidhje me atë, se sa kanë efekt këto bisedime në situatën politike që janë dy palët, foli ish-ambasadori, Sylë Ukshini për “Bota sot”.

Së pari, ai u shpreh se rinisja e dialogut ka ndodhur në një moment joideal.

ImageSylë UkshiniFoto galeri
Mirëpo, sipas tij, BE po përpiqet të ruajë njëfarë dinamike në dialog, në një kohë kur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur.

Rinisja e dialogut në Bruksel, në një moment kur Kosova ndodhet në një boshllëk institucional dhe me një qeveri në largim, nuk është zhvillim ideal. Në këtë fazë, çdo bisedë për çështje të rëndësishme mund të perceptohet si e papërgatitur dhe pa legjitimitetin e plotë politik që kërkon një proces i tillë.

Nga ana tjetër, është e qartë se Brukseli po përpiqet të ruajë njëfarë dinamike në dialog, në një kohë kur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur, si në retorikë ashtu edhe në veprime konkrete në terren. Ky përpjekje është e kuptueshme nga perspektiva evropiane, pasi mungesa e komunikimit shpesh çon në përshkallëzime. Përveç kësaj, Bislimi mendoj duhet të jetë shumë transparent me publikun dhe përmes mediave të na informoj se për çfarë temash po flitet me autoritetet të Beogradit”, nënvizoi ai.

Krahas kësaj, ish-ambasadori përmendi një pikë që e shqetëson nga Marrëveshja e Ohrit, e që sipas tij do nxiste probleme të brendshme.

Po ashtu, ai theksoi se Asociacioni duhet të refuzohet në çdo mënyrë.

“Për mua, çështja më shqetësuese mbetet zbatimi i Aneksit të Ohrit, veçanërisht pika 7 që përmend “vetmenaxhimin” dhe pozitën e Kishës Ortodokse Serbe. Këto pika mund të hapin rrugë për koncesione të mëdha dhe të panjohura deri në fund, kur dijet që marrëveshja nuk është përfundimtare, që cenojnë rregullimin e brendshëm politike kushtetuese të Kosovës dhe krijojnë precedent të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Për më tepër, duhet të refuzohet që asociacionit ti jep dimension ndërkombëtar përmes referencës te Rezoluta 1244, sepse kjo rezolutë ka të bëjë vetëm me Kosovës dhe jo me institucione që mund të etablohen si pjesë e dialogut të Brukselit”.

Ndër të tjera, ai kërkoi maturi politike përballë Serbise dhe një qasje të koordinuar me ndërkombëtarët.

“Prandaj, çdo hap në këtë proces duhet të bëhet me maturi të plotë politike dhe me një qasje të koordinuar e transparent mes institucioneve vendore dhe partnerëve evropiane, duke mbrojtur interesat afatgjata të shtetit të Kosovës dhe duke shmangur çfarëdo kompromisi të ri. Vetë mënyra si ka evoluar çështja e Gjykatës Speciale, është fakti më domethënë dhe kuptimplot se elita politike dhe pjesëmarrësit në këtë dialog të refuzojnë çdo kompromis në çështjen e asociacioni. Çështjet nacionale nuk nuk i përkasin domenit të premtimeve por e asaj çfarë nënshkruhet dhe cilat janë garancionet për këtë. Është tepër e rëndë për këllqet e Kosovës të jetojë në fqinjësi me një shtet armiqësor dhe brenda të ketë institucion si AKSHS i RKS dhe KOS të cilat do të jenë në të njëjtën linjë armiqësore me Beogradit në raport me shtetin e Kosovës”, përfundoi Sylë Ukshini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *