TË FUNDIT

“Kosova rrezikon të përballet me kriza si në Bosnjë”, Kryeziu letër bashkësisë ndërkombëtare/ Kjo është arsyeja

Profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se demokracia e Kosovës nuk duhet dhe nuk mund të mbahet peng nga një veto procedurale jokushtetuese.

Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se ai i ka drejtuar letër të hapur bashkësisë ndërkombëtare rreth kushtetutës së Kosovës, gjersa tregon edhe mesazhin e qartë.

“Demokracia e Kosovës nuk duhet dhe nuk mund të mbahet peng nga një veto procedurale jokushtetuese.”

Sapo kam përfunduar së shkruari një letër të hapur drejtuar bashkësisë ndërkombëtare rreth Kushtetutës së Kosovës.

Mesazhi është i qartë: Kuvendi ynë nuk mund të bllokohet vetëm pse nuk zgjidhet njëri nga Nënkryetarët. Pjesëmarrja e komuniteteve është e garantuar, por kurrë nuk është menduar si një veto procedural”, ka shkruar Kryeziu.

Sipas tij, çdo përpjekje për ta interpretuar ndryshe do të thotë të futet një veto jokushtetuese në sistemin tonë politik — diçka që as UNMIK-u, as Plani i Ahtisaarit e as Kushtetuta nuk e kanë lejuar kurrë.

“Çdo përpjekje për ta interpretuar ndryshe do të thotë të futet një veto jokushtetuese në sistemin tonë politik — diçka që as UNMIK-u, as Plani i Ahtisaarit e as Kushtetuta nuk e kanë lejuar kurrë.

Kjo është një letër gjithëpërfshirëse me argumente të pakundërshtueshme, e përgatitur në konsultim me studiues eminentë nga SHBA dhe Evropa. Nëse neni 67.4 lexohet gabim si bllokadë, Kosova rrezikon të përballet me të njëjtat kriza si në Bosnjë — duke dëmtuar demokracinë, stabilitetin dhe të ardhmen tonë evropiane.

Letrën do ta bëj publike brenda ditës”, ka shkruar tutje profesori.

Postimi i plotë:

“Demokracia e Kosovës nuk duhet dhe nuk mund të mbahet peng nga një veto procedurale jokushtetuese.”

Sapo kam përfunduar së shkruari një letër të hapur drejtuar bashkësisë ndërkombëtare rreth Kushtetutës së Kosovës.

Mesazhi është i qartë: Kuvendi ynë nuk mund të bllokohet vetëm pse nuk zgjidhet njëri nga Nënkryetarët. Pjesëmarrja e komuniteteve është e garantuar, por kurrë nuk është menduar si një veto procedurale.

Çdo përpjekje për ta interpretuar ndryshe do të thotë të futet një veto jokushtetuese në sistemin tonë politik — diçka që as UNMIK-u, as Plani i Ahtisaarit e as Kushtetuta nuk e kanë lejuar kurrë.

Kjo është një letër gjithëpërfshirëse me argumente të pakundërshtueshme, e përgatitur në konsultim me studiues eminentë nga SHBA dhe Evropa. Nëse neni 67.4 lexohet gabim si bllokadë, Kosova rrezikon të përballet me të njëjtat kriza si në Bosnjë — duke dëmtuar demokracinë, stabilitetin dhe të ardhmen tonë evropiane.

Letrën do ta bëj publike brenda ditës.

Prof. Dr. Kadri Kryeziu

Profesor i së Drejtës Kushtetuese

Nënkryetar i Parë i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (2009–2015)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *