TË FUNDIT

Skandal në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza shkarkon drejtorin e Kulturës për dyshime të rënda korrupsioni

Me një vendim të firmosur më 5 shtator, kryetari Hamza ka shkarkuar drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fahri Jashari, për dyshime të rënda të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

KosovaNews ka siguruar dokumentin e shkarkimit të Fahri Jasharit të nënshkruar nga kryetari i komunës Bedri Hamza.
Në arsyet e shkarkimit thuhet se: Shkarkimi i drejtorit të drejtorisë behet për faktin se ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar për pozitës zyrtare, përmes veprimeve që bien ndesh ne parimet e keqpërdorim ligjshmërisë, paanshmërisë dhe integritetit të administratës publike.

Sipas burimet e KosovaNews shkarkimi i drejtorit është bërë pasiqë ai është kapur në flagrancë me një rast korrupsioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *