“Maskat ranë”, juristi nga Belgjika ‘zbulon’ marrëveshjen e fshehtë: Ja kush po e bllokon Kuvendin!
Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Kjo masë – që do të jetë në fuqi nga 5 deri më 30 shtator – u kritikua nga fituesja e zgjedhjeve, Lëvija Vetëvendosje, e cila ka bërë thirrje të ecet përpara me formimin e Qeverisë së re.
Gjykata e vendosi këtë masë në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
E gjithë ky vendim nxiti reagime të mëdha dhe u kritikua nga një pjesë e madhe.
Në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” foli jurisit nga Belgjika, Skënder Musliu.
Fillimisht, ai foli mbi gjithë procesin e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjet e kryetarit të ri, e deri te dështimi i zgjedhjes së nënkryetarit serb.
“Edhe pas gjashtëdhjetë tentivave, për pesë muaj me radhë, me akuza dhe kundërakuza mes pozitës në detyrë dhe ish opozitës lidhur me moskonstituimin e institucioneve më vitale të shtetit, respektivisht Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, më në fund ranë maskat e maskarenjëve dhe doli në shesh marrëveshja e fshehtë e PLAN-it me Listën serbe për bllokimin e konstituimit të Kuvendit. Sot e asaj dite, aksi i së keqes, që identifikohet me PLAN-in, përmes obstrukcioneve të pamëshirshme dhe kriminale, që nga përfundimi i zgjedhjeve të muajit shkurt, sistematikisht dhe të koordinuar, pengojnë formimin e institucioneve më të rëndësishme shtetërore, duke pamundësuar funksinimin normal të shtetit.
Kryeministri në detyrë, Kurti bëri disa përpjekje për daljen nga kriza institucionale, i ftoi disa herë partitë e ish opozitës në takim për arritjen një marrëveshje, që nuk dha rezultate sepse disa parti mungonin apo refuzonin të marrin pjesë. Më pastaj, Kurti dy herë i propozoj LDK-ës një marrëveshje për koalicion për konstituimin e Kuvendit rrjedhimisht për formimin e Qeverisë, mirëpo Abdixhiku kategorikisht dhe brutalisht me shpiegime cinike refuzoi”, deklaroi juristi.
Në këtë pikë, Musliu u shpreh mjaft kritik me partitë opozitare dhe qëndrimet e tyre politike, e që sipas tyre kanë bërë disa shkelje kushtetuese. Ai radhiti shkeljet në fjalë, si dhe vuri theksin te PDK dhe votimin e Bashës për kryeparlamentar.
ImageSkënder Musliu.Foto galeri
“Duke mos dashur t’i elaboroj seancat e kaluara që dështuan për konstituimin e Kuvendit, në vazhdim, shkurtimisht do të ndalem vetëm në disa shkelje kushtetuese që ndodhën së fundmi nga PLAN-i dhe rolin ndërlidhës së tyre me Listës serbe.
As dy Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, ajo e qeshorit dhe gushtit 2025, jo vetëm që nuk e zgjodhën ngërçin politik, por e komplikuan edhe më tepër situatën, duke e vazhduar agoninë institucionale. Edhe pse Aktgjykmi i Gjykatës Kushtetuese i muajit gusht i urdhëroi deputetët që domosdoshmërisht të jenë prezent dhe të votojnë në seancën konstituive të Kuvendit, fatkeqësisht kjo nuk u respektua nga PLAN-i dhe Lista serbe.
Kështu, LDK-ja që nga fillimi, përmes « megafonit » Hykmete Bajrami, është deklaruar se nuk do t’a votojnë asnjë kandidat të LVV-ës dhe asnjë kandidat nga një parti tjetër që propozohet nga LVV-ja. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar deputetët të votjnë, për, kundër apo të abstenojnë, LDK-ja nuk ka marrë pjesë në asnjë votim, përveç E. Rexhepin për nënkryetare nga pakicat jo serbe, që paraqet shkelje flagrante të Aktgjykimit në fjalë.
AAK-ja dhe Nisma gjatë seancës së 60-të nuk ishin prezent në sallë, që po ashtu, është shkelje e këtij Aktgjykimi.
PDK-ja në seancën e 59 votoi kundër kandidaturës së D. Bashës për kryeparlamentar, kurse në seancë e 60-të votoi për, duke u zgjedhur z. Basha për kryetar të Kuvendit, të cilin tani e akuzojnë se n’a qenka kundër UÇK-ës. Mirëpo kur u votuan kandidatët për pakicat jo serbe dhe të Listës serbe, PDK-ja rregullisht abstenoi, me pretekstin se kandidatët e pakicës serbe dhe ato të pakicave jo shumicë do të duhej të votoheshin në pako dhe se një votim i tillë do të ishte kundërkushtetues. Sëkëndejmi, PDK-ja nuk do të duhej t’a prejudikonte kushtetutshmërinë e votimit, sepse për këtë kompetente është ekskluzivisht Gjykata Kushtetuese. PDK-ja ka vepruar kështu për mos t’a prishur dhe nervozur jaraninë me Listën serbe dhe Radojçiqin, duke u frikësuar nga shantazhet e Radoiçiqit, i cili ka incizime komprometuese dhe inkriminuese, jo vetëm për PDK-në, por për PLAN-in në përgjithësi”, shpejgoi ai.
Në vazhdim, jurist inga Belgjika u fokusua më shumë te procesi i zgjedhjes së nënkryetarit serb, ankesat e Listës Serbe dhe mosvotimi i Nenad Rashiq nga partitë opozitare shqiptare.
Ai vlerësoi se me dështimin e Rashiqit dolën në shesh të palarat e PLAN-It, e cila nuk po mund të shkëputet nga Lista Serbe.
“Mirëpo, ajo çka më së shumti e karakterizoi dhe dramatizoi seancën e 60-të konstituive, është votimi për nënkryetarin e Kuvendit nga pakica serbe. Përveç kandidatëve nga Lista serbe për nënkryetar të Kuvendit, sipas Rregullorës së punës së Kuvendit të Kosovës, edhe Nenad Rashiqi u vetkandidua për këtë post. Meqenëse Lista serbe insistonte në kandidimin e Sllavko Simiqit edhe pse ai dështoi në tri tentativa, atëherë për t’a ikur bllokadën, kryeparlamentari Basha propozoi që kandidatët të tërhiqen me short konform Rregullores së punës. Përmes shortit, LVV-ja votoi kundër të gjithë kandidatëve nga Lista serbe, LDK-ja nuk mori pjesë në votim, PDK-ja obstenoi, kurse AAK dhe Nisma nuk ishin prezent në seancë.
Kur të gjithë pritnin se Nenad Rashiqi do të zgjidhej për nënkryetar të Kuvendit nga pakica serbe, për habi, edhe në tentativën e tretë, edhe pse ai mori 55 vota, nga LVV-ja dhe disa nga pakicat jo shumicë, me abstenimin e PDK-ës, mosvotimit të LDK-ës dhe mospjesëmarrjes së AAK-së dhe Nismës, edhe Rashiqi dështoi. Kështu, me dështimin e Rashiqit dolën në shesh të palarat e PLAN-It, e cila nuk po mund të shkëputet nga Lista serbe, me të cilën i lidhë korrupcioni dhe krimi i organizuar dhe të cilës bashkë me Vuçiqin ia kishin premtuar ndarjen e Kosovës”, theksoi Musliu.
Krahas kësaj, ai përmendi edhe të kaluarën e Listës Serbe, veprimet destabilizuese dhe kundërshtimet e vazhdueshme të saj nda Republikës së Kosovës.
Madje, konsideron se pikërish këtë parti se e kanë funksionalizuar dhe faktorizuar partitë e PLAN-it.
“Vlenë të theksoj se Listën Serbe e kanë formuar Hashim Thaqi dhe Aleksandar Vuçiqi si parti politike, mirëpo ajo gjithnjë në realitet ka funksionuar si strukturë kriminale duke vepruar kundër Randit Kushtetues, kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Lista serbe asnjëherë nuk i përfaqësoi dhe nuk i mbrojti interesat e serbëve të Kosovës, por ishte instrument i Vuçiqit që shërbente për destabilizimin e Kosovës. Kjo listë asnjëherë nuk e njohu shtetin dhe pavarsinë e Kosovës, Kuvendin e Kosovës e quajnë Kuvendi i Prishtinës, kurse Kosovën, Kosovo i Metohija, ajo është një formacion parapolitik dhe paraushtarak e implikuar në sulmin në Banjsko dhe Ibër Lepenc, kontrollon dhe dirigjon strukturat kriminale serbe bashkë me Radojçiqin, bashkëveproi në sulmin ndaj KFOR-it, policisë së Kosovës dhe gazetarëve shqiptar, mbron dhe zbaton politikat destruktive të Beogradit duke defunksionalizuar institucionet më vitale të Kosovës. Listën serbe e kanë funksionalizuar dhe faktorizuar PLAN-i përmes krimit të organizuar duke ua dorëzuar pjesën Veriore të Kosovës, siç thoshte Hashim Thaqi se, veriu i Kosovës tanimë është i ndarë dhe është fakt i kryer…”.
Kurse, Musliu në anën tjetër, komentoi edhe mbi figurën e politikanit Rashiq e që i cili e njeh pavarësinë e shtetit tonë.
Në këtë rast, vlerësoi se mosvotimi e tij mund t’a çojë vendin, në një krizë edhe më të madhe politike
“Kurse nga ana tjetër kishim Nenad Rashiqin i i cili është ndër politikanët, në mos i vetmi, të profilit të lartë nga pakica serbe që Kosovën e njeh si shtet të pavarur, që bashkëpunon me të gjitha partitë politike shqiptare, i integruar në sistemin e të gjitha institucioneve relevate të Kosovës dhe që kontribuon për pakicat serbe. Mosvotimi i tij, Kosovën mund t’a çojë në një krizë edhe më të madhe politike dhe institucionale, që veprimet e PLAN-it do të krahasoheshin me tradhti kombëtare.
Për herë të parë që nga themelimi i Listës serbe, sikur të votohej Nenad Rashiqi, do të ishte mundësia dhe rasti më i mirë, të fillojë proçesi i defaktorizimit dhe defunksionalizimit të Listës serbe, por fatkeqësisht PLAN-i qëllimisht edhe një herë u bë bashkë me të keqen e Kosovës”, shtjelloi ai.
Tutje, Musliu foli edhe mbi vendimin e fundit për pezullim të formimit të qeverisë së re, ku tha se Kushtetuesja e ka oblikim të marrë një aktgjykim që është vetëm në interes të shtetit e jo të partive politike.
“Sipas ankesës së Listës serbe, me 5 shtator 2025, Gjykata Kushtetuese miratoi Aktgjykim, me të cilën vendosi si masë të përkohshme që të ndalen të gjitha inciativat dhe procedurat e mëtutjeshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë deri me 30 shtator. Tani, edhe një herë, radhën e ka Gjykata Kushtetuese, e cila nuk duhet të kalkulojë sipas kërkesave të PLAN-it, por të merr një Aktgjykim meritor që është vetëm në interes të shtetit e jo të partive politike. Interpretimi i Kushtetutës bëhet me « germën e saj» dmth. në bazë të dispozitave ekzistuese dhe në « frymën e saj » kur situatat e tilla nuk janë paraparë në Kushtetutë. Në rastin konkret Gjykata Kushtetuese sipas kërkesës së Listës serbe duhet t’a bëjë interpretimin në « frymën » e Kusthtetutës, për çka kjo gjykatë ka përgjegjësi historike se si do të veprojë, sepse Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetues, nuk ankimohen, janë përfundimtare dhe të obligueshme për zbatim, të cilat pastaj bëhen norma kushtetuese”.
Në fund, juristi inga Belgjika shprehi disa nga mundësitë për të dalë nga kjo krizë politike, dy prej tyre janë: vendimi i Kushtetueses që shpallë Kuvendin e konstituar, ose të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.
“Në gjykimin tim, mundësia për të dalur nga kjo krizë artificiale e shkaktuar nga PLAN-I në bashkëpunim me Listën serbe, dhe për mos t’a komplikuar krizën edhe më shumë, Gjykata Kushtetuese do të duhej të miratonte një Aktgjykim që do t’a konsideronte Kuvendin e Kosovës si të konstituar, në të kundërtën do ta faktorizonte edhe më tepër Listën serbe, duke ia krijuar veton Listës serbe për t’i bllokuar institucionet, në veçanti në kohën kur Serbia është në prag të luftës civile, ku pritet të bie nga pushteti mentori i Listës serbe, Vuçiqi.
Situatën në të cilën gjindet Kuvendi i Kosovës e ka patur edhe Bundestagu gjerman, i cili edhe pa një subjekt politik ishte konstituar dhe Bundestagu ka funksionuar pa kurfar problemi.
Mirëpo duke u nisur nga përvoja e deritanishme, druaj se Gjykata Kushtetuese është shndërruar në zyre juridike e PLAN-it, prandaj jam tepër i rezervuar për një Aktgjykim të drejtë dhe funksional për dalje nga kjo krizë, e cila më tepër i ngjanë një gjendje të jashtzakonshme dhe tentative për grushtshtet të qetë, se sa një krize politike e shkaktuar nga politikan matrapaz, pa vizion, antishtetëror dhe kriminela.
Sovraniteti buron nga populli, rrjedhimisht sovrani ia ka dhënë LVV-ës shumicën e votave për t’a konstituar Kuvendin dhe formuar Qeverinë, mirëpo, ata që humbën zgjedhjet, sikurse në çdo cikël zgjedhor, bëhen bashkë, domosdoshmërisht dhe si zakonisht, përfshirë edhe Listën serbe, bllokojnë konstituimin dhe funksionimin e institucioneve më të rëndësishme, pa të cilat nuk mund të funksionojë shteti.
Në këto rrethana, ndoshta zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”