Haxhi Avdyli i reagon Bajramit: S’ka më Republikë me 17% Serbi – shteti duhet të jetë 100% shtet
Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka reaguar duke thënë se nuk mund të mbrohet një Republikë ku 17% e territorit sundohet nga Serbia dhe bandat serbe.
Ai theksoi se qytetarët kanë ndëshkuar me votë politikanët e korruptuar që lejuan veriun të shndërrohet në një “Serbi të vogël”.
“S’ka më Republikë pak na, pak ata. Shteti duhet të jetë 100% shtet”, u shpreh Avdyli.
Postimi i plotë:
Kjo zoja po thotë nuk lejojmë të cenohet Republika.
Cila?
Ajo Republika ku 17 % e territorit u sundojke nga bandat Serbe e Serbia.
Qytetarët e 83% e mbetur të asaj Republike ju ka dënuar me votë për nëpërkëmbjen e vlerave të shtetit dhe lirisë .
Sdo ketë më pushtet për politikanë të korruptuar e shantazhuar që nuk qanin kokën që Srpska e Vuqiqit e shëndroi veriun në një Serbi të vogël.
Ska më asi Republike
pak na, pak ata.
Ska më.
100%, shteti shtet.