TË FUNDIT

Tomë Gashi: Lista Serbe, “kanceri i shtetit të Kosovës” – thirrje deputetëve të mos i jepet fuqi vetoje

Avokati Tomë Gashi në një reagim të ashpër politik, tha se Lista Serbe përfaqëson vazhdimësinë e politikave të Aleksandar Vuçiçit dhe trashëgiminë e Millosheviqit.

Ai u bëri thirrje deputetëve të Kosovës që të mos i japin Listës Serbe fuqi vetoje, me arsyetimin se kjo do ta rrezikonte pavarësinë e Kosovës dhe do të forconte ndikimin e Beogradit në institucionet e vendit.

Postimi i plotë:

Lista Serbe = Vuçiçi = Millosheviqi = Radoiçiçi

recommended by

Nautubone
Болките во зглобовите и грбот ќе исчезнат преку ноќ!
Дознај повеќе
Të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës e dinë, por pak e thonë:

Lista Serbe është kanceri i shtetit të Kosovës.

Lista Serbe është e Vuçiçit dhe Vuçiçi është pasardhës i Millosheviqit.

O shqiptarë, o deputetë të Parlamentit!

Nëse jeni për shtet e jo vetëm për pushtet, mos ia jepni Listës Serbe të Beogradit fuqinë me pas veto për të vendosur për shtetin tonë, sepse ata qëllimin e vetëm e kanë që Serbia prapë të na okupojë.

Mos e bëni me pushtet të vetos Listën kriminale serbe, mos e forconi e stimuloni helmin e pavarësisë sonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *