Mesazhi kërcënues ndaj Kurtit, paralajmërim i rrezikshëm me prapavijë hibride
Mesazhi kërcënues ndaj Kurtit, paralajmërim i rrezikshëm me prapavijë hibride
Politika
Mesazhi kërcënues ndaj Kurtit, paralajmërim i rrezikshëm me prapavijë hibride
Nga: A.M. Më: 6 shtator 2025 Në ora: 18:15
Foto galeri
Albin KurtiKurti në shënjestër: Grafitet e urrejtjes dhe frika e një përshkallëzimi
Së fundi, një mesazh kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u shfaq në murin e një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicë. Grafitet, të shkruara në gjuhën serbe, përmbajnë gjuhë të hapur urrejtjeje dhe kërcënimi ndaj kryeministrit, duke shqetësuar banorët dhe institucionet lokale.
Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka të dyshuar apo persona të arrestuar. Ai shtoi se pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti si “kanosje”. Sipas policisë, i njëjti shkrim kishte qarkulluar më parë edhe në rrjetin social Telegram, gjë që sugjeron një tentativë të qëllimshme për të frikësuar kryeministrin dhe institucionet e vendit.
E në lidhje me këtë kërcënim dhe ccfarë sinjali jep ai për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.
ImageFatjon Softa.Foto galeri
Së pari, ai vlerësoi se prapa tyre qëndrojnë grupet ekstremiste serbe, e që kjo është një formë e luftës hibride që Serbia organizon ndaj Kosovës
“Kush mund të qëndrojë pas tyre? Grupet ekstremiste serbe, në bashkëveprim me strukturat paralele në veri të Kosovës, të cilat shpesh kanë shfaqur simbole dhe mesazhe kërcënuese — kujtojmë rastin para Krishtlindjeve — si forma të luftës hibride që Serbia organizon ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj. Grupe kriminale kërkojnë situata tensionesh politike dhe etnike për të fshehur aktivitetin kriminal dhe kontrabandën, duke e përdorur atë si mburojë për veprimtari të paligjshme si kontrabanda dhe trafikimi.
Ndikimi i Serbisë – Mesazhet mund të jenë frymëzuar nga qarqe politike dhe propagandistike që duan ta paraqesin veriun si “territor të vështirë” për Qeverinë e Kosovës”.
Sipas Softës, këto grafite janë presion ndaj Kurtti dhe synojnë të nxisin frikë te qytetarët shqiptarë dhe të nxisin konflikte.
“Grafitet janë një formë presioni ndaj qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti. Ato synojnë të përshkallëzojnë frikën dhe pasigurinë te qytetarët shqiptarë dhe të nxisin konflikte. Gjithashtu, ato testojnë autoritetin e shtetit të Kosovës dhe përbëjnë një sfidë të hapur ndaj pranisë së institucioneve të Kosovës”, shtjelloi ai.
Ndër të tjera, eksperti tregoi se ccfarë masash duhet të ndërmerren, derisa kërkoi mbledhje të informacioneve në terren.
Krahas kësaj, tha se është nevojshme të shtohen masa të sigurisë në koordinim me akterët ndërkombëtare.
“Policia duhet të hetojë dhe të analizojë pamjet e kamerave të sigurisë, të mbledhë gjurmë të mundshme të ADN-së apo prova të tjera në vendin e ngjarjes.
Nevojitet mbledhje informacioni në terren, dëshmitarë, shërbimi informativ dhe bashkëpunëtorë për të identifikuar personat dhe grupet që qëndrojnë pas këtij akti të ulët, por edhe të rrezikshëm.
Kërkohen masa shtesë të sigurisë, gjithmonë në bashkëpunim dhe koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in, për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të koordinuar praninë e forcave të sigurisë.
Duhet të rritet numri i forcave policore dhe të kryhen patrullime demonstrative për të treguar fuqinë dhe vendosmërinë e shtetit.
Është me rëndësi të forcohet komunikimi dhe bashkëpunimi me publikun, për të shmangur frikën dhe për të rritur besimin te shteti dhe strukturat e sigurisë.
Kosova tashmë ka përvojë dhe maturinë e nevojshme për t’i trajtuar këto raste”, përmbylli Fatjon Softa