TË FUNDIT

Adem Salihaj: Serbia i futi thonjtë thellë në Kuvendin e Kosovës – Kritikon partitë shqiptare, përfshirë edhe LDK

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim njëzëri për të vendosur një masë të përkohshme, me anë të së cilës ndalon deputetët e Kuvendit të ndërmarrin veprime dhe ndalon zhvillimin e çdo procedure që lidhet me formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Kjo masë do të jetë në fuqi nga 5 deri më 30 shtator, periudhë gjatë së cilës pritet të shqyrtohet meritat e kërkesës që është paraqitur në këtë institucion.

Ky vendim ka nxitur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të fundit parlamentare, e cila e ka kritikuar si të padrejtë vonesën në procesin e formimit të institucioneve.

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Kosova nuk ka qenë asnjëherë në gjendje më të rëndë se tani.

recommended by

U Caps
Нов, брз и ефикасен начин за враќање на слухот
Дознај повеќе
Ai kritikoi partitë shqiptare për mungesë fleksibiliteti dhe patriotizmi, ndërsa Kuvendin e quajti “grumbull injorantësh antishqiptarë”.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese dhe partitë opozitare bashkë me Listën Serbe janë bërë një bllok për të bllokuar institucionet vitale të vendit, me synimin që ose të rrëzohet Vetëvendosja, ose të shkatërrohet shteti i Kosovës.

“Unë kam bindjen e thellë se Kosova pas luftës, asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë se tash. Asnjë nga partitë shqiptare nuk ka fleksibilitet, nuk bëjnë asnjë përpjekje për të dalur nga kolapsi i thellë. Këtu vërehet mungesa e plotë e patriotizmit, Kuvendi është shndërruar në deputet pa reputacion dhe kredilitet, në njerëz të inateve, në një grumbull injorantësh antishqiptarë, që nuk i japin pesë pare për shtetin dhe kombin.

E kam thënë edhe herë tjera, një popull i pa emancipuar sa duhet politikisht manipulohet lehtë dhe zgjedh përfaqësues injorantë e pa ndjenja kombëtare. Gjykata kushtetuese, PDK, LDK, AAK, NISMA, dhe Lista serbe janë bërë një bllok për bllokimin total të institucioneve vitale të Kosovës. Qëllimi është i qartë: ose rrëzohet Vetëvendosja, ose shkatërrohet shteti i Kosovës”, u shpreh ai.

Tutje, deklaroi se kurrë nuk do të pajtohet që LDK të bëjë bllok me Listën Serbe dhe partitë e krimit.

Ai e akuzoi Gjykatën Kushtetuese se është shndërruar në “gjykatë antikushtetuese” që me vendime të qëllimkëqija po krijon anarki dhe po e bën faktorin serb më të fuqishëm se shumica shqiptare.

Sipas tij, Serbia, përmes agjenturës dhe investimeve në Kosovë, ka arritur qëllimet e saj politike, ndërsa deputetët dhe Gjykata po i sjellin dëme më të mëdha vendit sesa vetë Beogradi.

“Unë jam në LDK, por asnjëherë nuk do të pajtohem që ajo të jetë në një bllok me Listën serbe dhe me partitë e krimit, që kanë vrarë veptimtarët më të mirë dhe më patriotë të LDK-së.

E gjithë kjo që po ndodhë jam i bindur se është edhe pasojë e veprimtarisë së agjenturës serbe, e cila, siç po shihet, i ka futur thonjtë thellë edhe në Kuvendin e Kosovës. Serbia drejtpërdrejt kurrë nuk do të kishte arritur t’ia bëj një dëm kaqë të madh Kosovës, siç po ia bëjnë deputetët dhe Gjykata kushtetuese.

Gjykata kushtetuese është shndërruar në gjykatë antikushtetuese, merr vendime të këqia, pa asnjë bazë në kushtetutë. Me vendimet e saja qëllimkëqia dhe të ndikuara nga lloj-lloj faktorësh, ajo po krijon anarki totale në institucionet e Kosovës. Gjykata kushtetuese e ka shndërruar faktorin politik serb në Kosovë në faktor determinues, më të fuqishëm se faktorin shqiptar që përbën mbi 90 për qind të popullësisë. Gjykata kushtetuese është në unison me Listën serbe, paturpësisht i shërben asaj.

Ato një miliardë euro, të cilat, sipas opozitës në Serbi, Vuçiqi i ka investuar në agjenturë, media, oligarkë dhe parti politike në Kosovë, po i japin rezultatet e tyre. Vuçiqi tashmë mund të shkojë i qetë, sepse i arriti qëllimet e tij”.Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim njëzëri për të vendosur një masë të përkohshme, me anë të së cilës ndalon deputetët e Kuvendit të ndërmarrin veprime dhe ndalon zhvillimin e çdo procedure që lidhet me formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Kjo masë do të jetë në fuqi nga 5 deri më 30 shtator, periudhë gjatë së cilës pritet të shqyrtohet meritat e kërkesës që është paraqitur në këtë institucion.

Ky vendim ka nxitur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të fundit parlamentare, e cila e ka kritikuar si të padrejtë vonesën në procesin e formimit të institucioneve.

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Kosova nuk ka qenë asnjëherë në gjendje më të rëndë se tani.

Ai kritikoi partitë shqiptare për mungesë fleksibiliteti dhe patriotizmi, ndërsa Kuvendin e quajti “grumbull injorantësh antishqiptarë”.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese dhe partitë opozitare bashkë me Listën Serbe janë bërë një bllok për të bllokuar institucionet vitale të vendit, me synimin që ose të rrëzohet Vetëvendosja, ose të shkatërrohet shteti i Kosovës.

“Unë kam bindjen e thellë se Kosova pas luftës, asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë se tash. Asnjë nga partitë shqiptare nuk ka fleksibilitet, nuk bëjnë asnjë përpjekje për të dalur nga kolapsi i thellë. Këtu vërehet mungesa e plotë e patriotizmit, Kuvendi është shndërruar në deputet pa reputacion dhe kredilitet, në njerëz të inateve, në një grumbull injorantësh antishqiptarë, që nuk i japin pesë pare për shtetin dhe kombin.

E kam thënë edhe herë tjera, një popull i pa emancipuar sa duhet politikisht manipulohet lehtë dhe zgjedh përfaqësues injorantë e pa ndjenja kombëtare. Gjykata kushtetuese, PDK, LDK, AAK, NISMA, dhe Lista serbe janë bërë një bllok për bllokimin total të institucioneve vitale të Kosovës. Qëllimi është i qartë: ose rrëzohet Vetëvendosja, ose shkatërrohet shteti i Kosovës”, u shpreh ai.

Tutje, deklaroi se kurrë nuk do të pajtohet që LDK të bëjë bllok me Listën Serbe dhe partitë e krimit.

Ai e akuzoi Gjykatën Kushtetuese se është shndërruar në “gjykatë antikushtetuese” që me vendime të qëllimkëqija po krijon anarki dhe po e bën faktorin serb më të fuqishëm se shumica shqiptare.

Sipas tij, Serbia, përmes agjenturës dhe investimeve në Kosovë, ka arritur qëllimet e saj politike, ndërsa deputetët dhe Gjykata po i sjellin dëme më të mëdha vendit sesa vetë Beogradi.

“Unë jam në LDK, por asnjëherë nuk do të pajtohem që ajo të jetë në një bllok me Listën serbe dhe me partitë e krimit, që kanë vrarë veptimtarët më të mirë dhe më patriotë të LDK-së.

E gjithë kjo që po ndodhë jam i bindur se është edhe pasojë e veprimtarisë së agjenturës serbe, e cila, siç po shihet, i ka futur thonjtë thellë edhe në Kuvendin e Kosovës. Serbia drejtpërdrejt kurrë nuk do të kishte arritur t’ia bëj një dëm kaqë të madh Kosovës, siç po ia bëjnë deputetët dhe Gjykata kushtetuese.

Gjykata kushtetuese është shndërruar në gjykatë antikushtetuese, merr vendime të këqia, pa asnjë bazë në kushtetutë. Me vendimet e saja qëllimkëqia dhe të ndikuara nga lloj-lloj faktorësh, ajo po krijon anarki totale në institucionet e Kosovës. Gjykata kushtetuese e ka shndërruar faktorin politik serb në Kosovë në faktor determinues, më të fuqishëm se faktorin shqiptar që përbën mbi 90 për qind të popullësisë. Gjykata kushtetuese është në unison me Listën serbe, paturpësisht i shërben asaj.

Ato një miliardë euro, të cilat, sipas opozitës në Serbi, Vuçiqi i ka investuar në agjenturë, media, oligarkë dhe parti politike në Kosovë, po i japin rezultatet e tyre. Vuçiqi tashmë mund të shkojë i qetë, sepse i arriti qëllimet e tij”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *