OPINIONTË FUNDIT

“Budallallëk me i ra vetes plumb në kokë, por Kushtetuta jo” – reagim i ashpër ndaj Lutfi Hazirit

Kadri Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Lutfi Hazirit, i cili ka thënë se Kuvendi i Kosovës “ende nuk është i konstituar formalisht, pasi nuk është mbyllur e drejta e fituar për të gjitha palët që janë në Kuvend të Republikës”.

Kryeziu e ka cilësuar këtë qëndrim si absurd dhe të papranueshëm, duke pyetur:
“E drejta e fituar? Cila e drejtë e fituar? Nga kush e fituar? Kush e dha atë të drejtë?”

Ai thekson se asnjë palë nuk ka të drejtë të bllokojë funksionimin e Kuvendit, as përmes konsultimeve në Beograd e as përmes kushtëzimeve të përfaqësuesve të komunitetit serb. Sipas tij, mosrealizimi i të drejtave të një pakice nuk mund të mbahet peng mbi të drejtat e shumicës parlamentare që ka zgjedhur 100 deputetë për të udhëhequr proceset në vend.

“Budallalliku me i ra vetes plumb në kokë ndoshta, por Kushtetuta jo. Gomarllëku që për inat të kojshisë të çohet ujë në mulli të armikut ndoshta, por Kushtetuta jo”, shkruan Kryeziu, duke iu drejtuar Hazirit.

Ky reagim ka nxitur debat për qasjen e liderëve politikë ndaj funksionimit të institucioneve dhe respektimit të Kushtetutës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *