POLITIKATË FUNDIT

Kadri Kryeziu sulmon ashpër: Enver Hasani, jo “Baba i Kushtetutës”, por “baba i seksizmit primitiv”

Kadri Kryeziu ka reaguar me tone të ashpra ndaj atyre që e quajnë ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, si “Babain e Kushtetutës”.

Në një postim në Facebook, Kryeziu i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se kushtetutën e kanë hartuar ekspertë si Arsim Bajrami, Gjyljeta Mushkolaj dhe ai vetë, ndërsa Hasani nuk ka qenë pjesë e këtij procesi.

“Ky farë ‘Baba i kushtetutës’ as te korridoret e zyrave tona nuk ka mundur të kalojë”, shkroi ai.

Më tej, Kryeziu e akuzoi Hasanin për bullizëm, fjalor të fëlliqur, seksizëm primitiv dhe manipulim. “Baba i ambicieve për t’u instaluar president diktator, ndoshta, por i kushtetutës kurrë jo”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *