POLITIKATË FUNDIT

Aliu: Nga 24, në 120 bursa – kemi katërfishuar mbështetjen për studentët

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur sot se numri i bursave për studentët është katërfishuar, duke u rritur nga 24 në 120 gjatë katër viteve të qeverisjes së tij.

“Nga 24 në 120 bursa! Në vitin e katërt të qeverisjes sonë, kemi katërfishuar mbështetjen për studentët e Shtimes,” shkroi Aliu në një njoftim publik. Ai e cilësoi këtë si një investim të rëndësishëm në dijen, rininë dhe të ardhmen e qytetit.

“Ky është investimi ynë në dijen, në rininë dhe në zhvillimin e qytetit tonë. Urime dhe suksese studentë, krenaria dhe e ardhmja e Shtimes!”, theksoi ai.

Sipas komunës, programi i bursave synon të mbështesë studentët me rezultate të larta akademike, si dhe ata nga familje me kushte të vështira ekonomike. Rritja e numrit të përfituesve shihet si pjesë e politikave të synuara për përmirësimin e arsimit dhe fuqizimin e të rinjve në nivel lokal.

Zyrtarët komunalë kanë paralajmëruar se mbështetja për arsimin do të mbetet prioritet edhe në vitet në vijim, me qëllim të ndërtimit të një shoqërie më të arsimuar dhe më të barabartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *