OPINIONTË FUNDIT

Kadri Kryeziu: Ibrahim Rugova po rrotullohet në varr, Hashim Thaçi do t’i rrehte sorroistët me bisht të sakicës

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës institucionale në Kosovë, duke theksuar se Kushtetuta është hartuar për funksionimin e shtetit dhe jo për bllokimin e tij.

“Kushtetuta ekziston që shteti të ecë para e të funksionojë. Edhe sikur vetëm 61 deputetë të japin betimin dhe të votojnë, Kuvendi është funksional dhe e nis punën,” tha ai.

Kryeziu kujtoi se gjatë bisedimeve për statusin final të Kosovës, ishte përcaktuar që pakicat të mos kenë instrumente për ta paralizuar shtetin. “Këtë betejë e kemi fituar, por sot disa po përpiqen me çdo kusht ta zhbëjnë,” shtoi ai.

Duke u ndalur te zhvillimet e fundit politike, ai u shpreh:
“A jeni more në terezi? Ibrahim Rugova është duke u rrotulluar në varr me çfarë po bëhet nga disa njerëz që thirren në emër të tij, e në qoftë se akoma është Hashim Thaçi gjallë, unë e njoh se kur të kthehet me bisht të sakicës ka me i rreh sorroistat.”

Në fund, ai apeloi që të respektohet vullneti i shumicës dhe të mos bllokohen institucionet:
“Vullneti i shumicës nuk ndalet. Kosova nuk ndalet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *