TË FUNDIT

Parandalohet hyrja e 7.500 produkteve të falsifikuara në Kosovë

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se është parandaluar hyrja e 7.500 produkteve të falsifikuara në vendin tonë.

Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli të një ngarkesë të paraqitur për import nëpërmjet portit të Durrësit, zyrtarët doganorë kanë hasur mallra të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.

Gjatë ekzaminimit, janë identifikuar gjithsej 7.500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, të përfshira në këto kategori:

Mbushës telefoni – 1250 copë
Koka mbushës telefoni – 5750 copë

Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *