“Dosjet nuk digjen”, reagon familja e Haki Imerit: Ja pse po sulmohet Dimal Basha
Familja Imeri ka uruar Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën, duke e vlerësuar si figurë që nuk bën pjesë në lojën e vjetër të politikës së shantazhit e frikësimit.
“Nesër, pse jo, edhe President,” thuhet në reagim.
Në shkrimin e tyre, ata theksojnë se sulmet ndaj Bashës vijnë nga qarqe të vjetra, të cilët sipas tyre, dikur fabrikonin dosje kundër krerëve të luftës dhe përgatitën terrenin për Gjykatën Speciale.
“Janë të njëjtët gazetarë të stërvjetëruar, analistë me pagesë, ata që dikur dorëzonin dosje kundër shefave të tyre, ngritën opinion kundër Thaçit dhe sot bëhen sikur e mbrojnë, por në fakt ia rëndojnë akuzat,” thuhet në reagim.
Familja Imeri i quan “hipokritë” ata që sipas tyre, garojnë kush është më patriot dhe kush ka qenë më afër luftës, ndërkohë që në të kaluarën kanë mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale
Shkrimi i familjes Imeri:
Miq,
-Urime Dimal Bashës postin e ri si Kryekuvendar.
-E pse jo, nesër edhe President.
-Po pse sulmohet Dimal Basha?
-Sepse nuk është i tyre.
-Sepse nuk është nga ata që dikur fabrikonin dosje kundër krerëve të luftës.
-Sepse nuk bën pjesë në lojën e vjetër të shantazhit, kërcënimit e frikësimit.
-Sot i shohim të njëjtët argatë.
-‘Gazetarë të stërvjetëruar. Analistë me pagesë.
-Ata që dikur shkonin derë më derë nëpër UNMIK, EULEX e KFOR.
-Ata që dorëzonin dosje kundër shefave te tyre .
-Ata që ngritën opinion kundër Thaçit.
-Ata që përgatitën terrenin për Gjykatën Speciale.
-Ata që sot qajnë publikisht për të.
-Hipokritë.
-Sot behen sikur e mbrojnë Thaçin.
-Por në fakt ia rëndojnë akuzat.
-Dhe e bëjnë me vetëdije.
-Sot garojnë kush eshte më patriot.
-Kush ishte, eshte më afër luftës.
-Por populli i njeh.
-Janë po ata që dje votuan e mbeshteten me dore e kombe themelimin e Gjykates Speciale ..
-Historia i ka shënuar.
-Gjurmët nuk fshihen.
-Dosjet nuk digjen.
-Dëshmitë do te dalin në dritë.
-Historia nuk fal.
-Por maskat kanë rënë.
-Patriotizmi i rremë është zbuluar.
-Populli nuk ha kopalla te hibrideve ..