TË FUNDIT

“Serbia është një shtet krejt pa fuqi kundrejt…!”, avokati shqiptar i drejtohet liderëve shqiptarë – ka këtë paralajmërim

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, ka reaguar me një mesazh të fortë mbi pozicionin aktual të Kosovës dhe Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, duke theksuar rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çlirimin dhe mbrojtjen e interesave shqiptare në Ballkan.

Sipas Ngjelës, liderët e Kosovës vazhdojnë të merren me Serbinë, ndonëse ky shtet është tashmë, sipas tij, pa asnjë fuqi reale përballë shqiptarëve. Ai thekson se Kosova është çliruar nga SHBA dhe kjo aleancë është sot baza e forcës politike dhe strategjike të shqiptarëve në rajon.

“Serbia është një shtet krejt pa fuqi kundrejt shqiptarëve sot. Por liderët e Kosovës ende po i sundon kompleksi historiko-tragjik që kanë pasur me pushtimin kriminal të Kosovës nga Serbia”, shkruan Ngjela, pwrcjell “Bota sot”

Ai nënvizon se forca amerikane është e njohur jo vetëm për Serbinë, por edhe për Rusinë, ndërsa aleanca Shqipëri-Kosovë-SHBA është bërë një shtyllë strategjike e stabilitetit në Ballkan.

Ngjela bën thirrje për një rilindje të historiografisë shqiptare dhe një përpjekje serioze për të shkruar historinë e vërtetë dhe të lavdishme të shqiptarëve – nga Mbretëresha Teutë, përballjet me perandoritë e mëdha, deri te çlirimi i Kosovës në vitin 2008.

Shkrimi i plotë

Liderët dhe politikanët me zë ndërkombëtar të Kosovës merren ende me Serbinë.

Serbia është një shtet krejt pa fuqi kundrejt shqiptareve sot. Por liderët e Kosovës siç duket; ende po i sundon kompleksi historiko-tragjik që kanë pasur me pushtimin kriminal të Kosovës nga Serbia.

Por…

A e dimë ne shqiptarët sot që Kosova është çliruar nga Amerika dhe, për këtë arsye historike, shqiptarët janë sot aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Po forcën e Amerikës, a nuk e njeh sot Serbia?!

Jo vetëm Serbia, por edhe Rusia e njeh shumë mirë forcën e Amerikës dhe aleancën e ngushtë Shqipëri- Kosovë – SHBA.

Atëhere?

Asgjë nuk bëhet më dot kundër shqiptarëve. Dhe ne këtë duhet të theksojmë që është pikërisht kjo aleancë Shqipëri – Kosovë – SHBA e cila ka ringritur forcën e Arbërisë moderne tek Arbëria e Teutës së Madhe.

Kjo është historia e ndritur e shqiptarisë pas një mijë vitesh shtypje dhe luftë me sllavët, osmanët dhe serbët.

Po në Shqipëri pse ende nuk po shkruhet e plotë historia e lavdishme e shqiptarisë që nga Teuta e Madhe e Arbërisë e deri te çlirimi heroik i Kosovës në vitin 2008?!

Por na duhet ta theksojme se gjithë shpresa për të çliruar historiografinë e dobët të Shqipërisë pritet të vijë.nga influenca amerikane në aleancën Shqipëri – SHBA

Janë dy vlera të mëdha që kanë shqiptarët në historinë e tyre të gjatë në këtë qytetërim:

Forcën e luftrat e mëdha të antikitetit dhe përballjen e madhe historike me Perandorinë Romake, me Perandorinë Bizantine; dhe me Perandorinë Osmane. Dhe duhet të kujtohemi se këto luftëra që tani nuk po i fsheh më historiografia botërore, janë vlera jonë historike e fshehur nga antishqiptaria; të cilën e ka ndihmuar edhe tradhtia e krerëve shqiptarë të shqiptarisë në historinë tonë.

Kjo është arsyeja që politika aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vlerëson veçanërisht aleancën e saj me të dy shtetet shqiptare në Gadushullin Ilirik.

Por sot Shqipëria nuk po ka ende një kryeministër i cili të jetë në një lojë të hollë politike, e cila po i duhet Shqipërisë. Por sigurisht që ky është faji historik i vetë shqiptarëve.

Gjithmonë ne shqiptarët duhet të kujtohemi se fati i keq historik që Arbërisë i duhej t’i rezistonte hordhive sllave; i hodhi të gjithë shqiptarët në një luftë shumëshekullore për ekzistencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *