OPINIONTË FUNDIT

Përse qëndrimi im përkrah Kurtit nuk është i frymëzuar nga propagnda, por nga e vërteta?

Lirim Gashi

Është krijuar përshtypja sikur unë të isha propagandist i Albin Kurtit.

Më gëzon shumë nëse e vërteta ime përputhet me qëllimet e tij patriotike, të kthjellëta si kristali – ashtu siç përputhen sytë me vetullat – por qëllimi im nuk është ky, kjo thjesht ka ndodhur spontanisht.

Sepse, sado i etur për dije që është Albin Kurti, unë nuk mbetem prapa tij në asgjë, sidomos sa i përket talentit.

Përkundrazi, gjerësia ime shumëdimensionale, shumëzhanrore dhe shumëgjuhësore e dijes nuk mund të rrezikohet prej tij në asnjë mënyrë, gjë që ma jep të drejtën të them se unë nuk kam pse ta imitoj atë, e as ai mua – aq më pak kur unë jam i paimitueshëm, po aq sa ai..

Shpesh është krijuar përshtypja e gabuar sikur unë të jem thjesht një zë propagandistik i Albin Kurtit. Por ky është një keqkuptim i madh.

Unë nuk jam as biografi i tij politik, as zëdhënës i tij partiak. Unë jam zëri im, i pandikuar, i pavarur dhe i papërkulur.

Thjesht ka ndodhur që e vërteta ime dhe vizioni i tij politik për Kosovën të përputhen si syri me vetullën – natyrshëm, pa stisje, pa sforcim, pa marrëveshje të fshehta, pa interes personal.

E përkrahi Albin Kurtin jo sepse dua ta imitoj, por sepse ai mishëron diçka që kundërshtarët e tij nuk e kanë:

Ai mishëron ndërgjegjen kombëtare të pastruar nga korrupsioni, vizionin e kthjellët për shtetin dhe guximin për të thënë jo kur Kosova poshtërohet.

Unë jam i bindur për këtë sepse faktet flasin vetë:

Kundërshtarët e tij politik – PDK, LDK, AAK – ishin nè pushtet për më shumë se dy dekada dhe e lanë Kosovën me gjyqësor të kapur, me arsim të kalbur, me shëndetësi të braktisur dhe me ekonomi të shfrytëzuar nga një grusht oligarkësh. Ata u pasuruan vetë, ndërsa populli u varfërua.

Albin Kurti erdhi në pushtet dhe brenda pak vitesh ndali shumë skema korruptive, shkurtoi privilegjet e padrejta dhe krijoi institucione që për herë të parë i shërbejnë qytetarit, jo partisë. Nuk është rastësi që kundërshtarët e tij, të mbetur pa tenderë e pa favore, e sulmojnë ditë e natë.

Në planin ndërkombëtar, derisa opozita bënte servilizëm dhe nënshkruante marrëveshje të turpshme vetëm për t’i pëlqyer Beogradit e Brukselit, Kurti refuzoi të nënshtrohej.

Ai e tha hapur:

“Serbia duhet të denazifikohet, të kërkojë falje për krimet dhe të paguajë reparacione. Kjo nuk është as retorikë boshe, as populizëm, por drejtësi historike që i takon popullit tonë”.

Pra, nuk është çështje simpatie, as e ndonjë lidhjeje të fshehtë me Kurtin. Është çështje faktesh dhe morali:

Nuk kam asnjë arsye politike, etike, filozofike e patriotike t’i mbështes ata që e shitën Kosovën për poste e privilegje; kam çdo arsye ta mbështes një lider që e ngriti dinjitetin e shtetit tim në piadestalin më të lart moral.

Unë nuk jam i imitueshëm, sepse shkrimet e mia burojnë nga talenti im, nga përvoja ime, nga dhimbjet e mia, nga historia e gjakut të pirë të 22 familjarëve të mi nga Serbia gjenocidale.

Kur shpreh përkrahje për Albin Kurtin, unë në fakt përkrah të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin kombëtar.

Në këtë pikë, unë dhe ai ecim paralelisht – jo si kopja dhe origjinali, por si dy rryma të të njëjtit lumë, që rrjedh drejt lirisë dhe pavarësisë së plotë të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *