POLITIKATË FUNDIT

Adelina Ismajli befason: Shfaqet në tubimin e VV-së në Prishtinë

Në tubimin e mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet, një nga figurat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte këngëtarja e njohur Adelina Ismajli.

Prania e saj u pa si e papritur, duke pasur parasysh se ndër vite Adelina është shquar si përkrahëse e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe shpeshherë është lidhur me qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosje mbrëmë prezantoi kandidatët e saj për Prishtinën në kuadër të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, ku përveç programit dhe premtimeve elektorale, befasia e madhe për publikun mbeti pjesëmarrja e këngëtares së njohur.

ImageAdelina Ismajli me bashkëshortin në tubimin e VV-së, duke u përshëndetur me kandidatin për Prishtinë.Foto galeri
Ky zhvillim ka ngjallur diskutime në opinionin publik, për faktin se një artiste me profil të lidhur me vizionin rugovian, tash është parë në rreshtat e një partie që shpesh ka qenë kritike ndaj LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *