POLITIKATË FUNDIT

Ramabaja: Dimal Basha është zgjedhja më e mirë, nënkryetari serb varet nga miratimi

Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë në Kosovë, Sadri Ramabaja ndau sot detaje një intervistë rreth situatës në vend pas një sërë tensionesh politike.

Sa i përket figurës së kryeparlamentarit të ri Dimal Basha, Ramabaja u shpreh me tone vlerësuese për përgatitjen e tij dhe zgjedhjen në detyrën e re.

“Legjistatura e fundit, kjo e 9-a, për fat të keq ka humbur legjitimitetin e ekzistencës së saj dhe nuk mund të prodhonte kandidatë më të mirë sesa Dimal Basha, një jurist i diplomuar në një universitet të Nju Jorkut dhe master po ashtu në Nju Jork. Zhurma që bëhet rreth figurës së tij është thjesht vazhdim i luftës për të pamundësuar konstituimin”,-tha eksperti.

Lidhur me ngërçin për zgjedhjen e një nënkryetari nga pakica serbe, Ramabaja tha se kjo lidhet edhe me pikën e përcaktuar në kushtetutë për dy nënkryetarët.

Ramabaja shtoi se një reflektim deri në seancën e radhës mund të ndryshojë situatën.

“Kushtetuta kërkon që të zgjidhet edhe nënkryetari i fundit. Kuvendi ka 5 nënkryetarë, 3 i takojnë forcave politike shqiptare dhe 2 i takojnë minoriteteve, serb dhe joserb me rotacion. Kjo pikë është shfrytëzuar dhe është kandiduar një bashkëqytetar serb që e njeh Republikën e Kosovës. Por kandidatura nuk u aprovua dhe hapi i parë dështoi. Po presim se çfarë do të ndodhë e a do të ketë reflektim deri në mbajtjen e seancës së radhës”,-tha Ramabaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *