Agim Aliçkaj përmend emra: Liburni kryengul teposhtë me “patriotët e kthjelltë”…
Veprimtari Agim Aliçkaj ka reaguar në Facebook duke kritikuar Liburn Aliun dhe ish-deputetët e Vetëvendosjes Visar Ymeri, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi.
Ai pyet retorikisht se çfarë e bën Aliun më të mirë se kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, duke shprehur mospëlqimin e tij ndaj veprimeve të opozitës.
Reagimi në Facebook:
Të lumtë Liburn Aliu!
Tash hopa kryengul teposhtë me “patriotët e kthjelltë” Visar Ymeri , Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi .
Çka je ti më i mirë se Dimal Basha Liburn?
Vlen të përmendet se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dorëzuar dorëheqjen e tij te Kryeministri Albin Kurti, pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se vendimi i fundit nuk është në frymën e idealit për Republikën e Kosovës.