TË FUNDIT

Haxhiu: Opozita të reflektojë për votimin e Rashiqit të enjten

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

Haxhiu la fajtor opozitën se nuk patën guximin të votojnë Nenad Rashiqin, nënkryetar të Kuvendit.

“Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira: konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm,” tha Haxhiu.

Ajo shtoi se për vetëm gjashtë vota më shumë, deputeti Nenad Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

“Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar,” tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës Serbe, qytetarët dhe partitë duhet të bashkohen për të mbrojtur interesin e Kosovës dhe për nder të heronjve, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *