TË FUNDIT

Gashi: PDK ra në kurthin e qëndrimeve të veta – s’mund ta kritikojë Bashën

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në kurthin e fjalëve të saja dhe tash nuk kanë arsye me kritiku Dimal Bashën të cilin e kanë votuar për kryetar të Kuvendit.

Ai ka thënë se PDK ka menduar që Vetëvendosje nuk do të propozojë kandidat që janë të pranueshëm për PDK-në.

Gash ka thënë se megjithatë PDK ka kontribuar në tejkalimin e ngërçit,por ka thënë se habitet me qëndrimin e LDK-së.

“PDK-ja ka menduar që VV do t’i propozojë vetëm ministrat apo emrat që ata nuk i kanë preferuar. Këta i kanë bërë një kurth vetvetes për shkaka se nuk besoj që kishte me qenë ndonjë dallim më i madh në mes Albulenës, Dimalit apo të tjerëve që janë propozua nga VV-ja, përveç faktit që do t’i kishim institucionet shumë më herët. Me vet faktin që kanë rënë në kurthin e tyre, nuk kanë drejtë pasi e votojnë me kritiku dikon që e ke votua vet. Nuk po e kuptojë LDK-në, PDK-ja po zhbllokon në një farë forme”, ka thënë Gashi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kanë votuar Bashën për të mbajtur fjalën e dhënë , duke shprehur kritika për Bashën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *