A ka krisje mes Vjosa Osmanit e Gërvallës – flet ministrja
Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla është pyetur për raportet me presidentne e Kosovës Vjosa Osmani.
“Raportet nuk maten me sa herë pinë kafe me një person”, tha Gërvalla, duke shtuar se “raportet janë në rregull”.
Ajo u pyet nëse presidenca ka pranuar emrat e propozuar nga Ministria e Jashtme për ambasadorë.
“Po janë dy emra të ambasadorëve që janë pranuar në më pak se një vit”, tha Gërvalla.
“Presidentja Osmani sa herë pajtohet i thoni notere e Kurtit, e kur nuk pajtohet thoni janë prishur raportet”, tha Gërvalla.