Tradhtarë e të shitur” – Hafiz Shala godet opozitën me deklaratën më të fortë pas zhvillimeve të fundit nē Kuvend
Publicisti Hafiz Shala, në një shkrim të tij, ka thënë se pajtohet me opinionin e publicistit Lis Bukuroca, i cili kishte deklaruar se opozita në Kosovë nuk do ta votonte as Adem Jasharin për kryetar të Kuvendit. Shala ka kritikuar ashpër veprimet e opozitës dhe disa ish-udhëheqësve, duke i cilësuar ato si tradhti ndaj shtetit dhe kombit.
Shala ka paralajmëruar rrezikun e rikthimit të ndikimit serb në pjesën veriore të Mitrovicës dhe shkatërrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës
Në një postim të tij, Shala i quan veprimet e opozitës dhe disa ish-udhëheqësve si tradhti ndaj shtetit dhe kombit, duke kritikuar hapur ndikimin e strukturave kriminale dhe propagandën hibride që sipas tij po tenton të manipulojë opinionin publik.
Postimi i plotë
Unë pajtohem me z. Lis Bukuroca, i cili në një opinion të tij drejtuar opozitës shkroi: “Këtyre të opozitës, edhe nëse ua propozoni Adem Jasharin, nuk do ta votojnë.”
Z. Bukuroca, këta e kanë tradhtuar, e kanë spiunuar dhe e kanë injoruar, si në luftë, ashtu edhe në paqe.
Kjo opozitë ka një hall të madh sepse është zhytur në punë të pista, gajdutëri, tradhti dhe zhvatje nga pasuria shtetërore dhe qytetare, duke u pasuruar jashtëligjshëm, gjë që i ka çuar në shashtrisje pas miratimit të Byrosë për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme.
Në një Republikë të konsoliduar, me udhëheqës të ndershëm, të pastër dhe konsekuentë në shtrirjen e sovranitetit, zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, analiza e veprimtarive të ish-udhëheqësve shtetërorë që janë përkulur para Serbisë, kanë falur territore dhe kanë pranuar kërkesa për ndarje të veriut të Mitrovicës bie ndesh me interesat e shtetit dhe është kundërshtim ndaj Kushtetutës. Si ish-udhëheqës shtetërorë e partiakë, ata kanë rënë në terrenin e tradhtisë, dhe nuk ka kualifikim më adekuat se tradhti ndaj atdheut dhe kombit.
Këtë e forcon edhe më shumë fakti se ata bashkëpunojnë hapur me udhëheqësin e Kolonës së Pestë, njëherit edhe kryetradhtarin e kombit, Edvin Kristaq Rama, të cilin shqiptarët e Dardanisë e kanë ndjerë në lëkurën e tyre. Duke bashkëpunuar dhe iu nënshtruar kryekriminelit Aleksander Vuçiç, ai shpalli veriun tokë të askujt, duke tentuar që këtë pjesë më vitale dhe esenciale për Dardaninë t’ia dorëzojë KFOR-it në një moment të përshtatshëm për Vuçiçin dhe në bazë të marrëveshjeve paraspake me Vuçiç, Thaçin dhe Ramën, që kjo pjesë t’i kthehet Serbisë.
Tentimi për të shpallur “heronj” të paditur apo tradhëtarë, që përpiqen të fshihen pas tri germave të mbuluara me gjakun e popullit të të gjitha moshave e gjinive të UÇK-së, populli kurrë nuk do të bie në këtë grackë.
Popull i nderuar, i përbuajtur dhe i tradhtuar nga vetë udhëheqësit shqipfolës: loja e opozitës është e turpshme, por me rrezik të madh për rikthimin e Serbisë si hisedare e pjesës veriore të Mitrovicës, të kontrolluar nga Serbia. Prandaj, mos bini pre e dezinformatave, propagandës dhe televizioneve hibride, apo kanaleve të paguar nga oligarkë, financues edhe me bazë në Serbi. Ata po bëjnë të pamundurën që Qeveria çlirimtare e pjesës veriore, edhe pas dorëzimit Serbisë nën dirigjimin e strukturave terroristo-kriminale, të mos mund të funksionojë, ndërsa opozita, në bashkëpunim me Listën Serbe, synon të marrë pushtetin dhe të vazhdojë shkatërrimin e Republikës së Dardanisë, nën teorinë se “gjoja” do të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar, edhe kur dëmtohet shteti, duke i mashtruar me gënjeshtra për të mbetur në pushtet.
Duke u marrë me veprimtari hajduto-kriminale, ata kanë rënë në gjurmë të tyre dhe zbukurojnë të vërtetën.
Sovrani është ai që mund dhe duhet ta zgjedhë çdo ngërç idiotesk nga ana e opozitës, duke ua treguar vendin dhe duke ua pamundësuar ardhjen e pa merituar, por me rrezik shumë të madh për funksionimin e Republikës së Dardanisë. Njëherit, kjo është edhe përgjegjësi. Zgjohuni, për mos rënë në gjumin e përjetshëm të robërisë për shkak të gabimeve tona me fatalitet historik.