TË FUNDIT

Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit nga muret e qytetit

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar sot se ka marrë një vendim për heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiq nga muret e qytetit.

Peci theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për eliminimin e çdo simboli të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike, duke shtuar se qyteti duhet të mbetet një vend paqeje e harmonie për të gjithë banorët, pa dallime etnike.

“Ky vendim është një mesazh i qartë dhe i fortë: glorifikimi i krimeve të luftës dhe nxitja e urrejtjes nuk ka vend në qytetin tonë. Zveçani është një qytet i pasur me diversitet dhe ne e vlerësojmë çdo individ, pa marrë parasysh kombësinë ose origjinën e tij”, ka shkruar Peci në reagimin e tij.

Ratko Mlladiq, i njohur si një nga figurat kryesore të luftës në Bosnje, është dënuar për krime lufte dhe gjenocid nga Tribunali i Hagës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *