TË FUNDIT

LDK kërkon postin e kryeministrit me vetëm 20 deputetë”, Milaim Nela ‘shpërthen’ ndaj Abdixhikut – ia përmend lidhjet me Edi Ramën!

Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke kritikuar kërkesat e saj në skenën politike dhe lidershipin e Lumir Abdixhikut.

Sipas Neles, LDK kërkon të marrë drejtimin e Qeverisë, ndonëse ka vetëm 20 deputetë në Kuvend – një qëndrim që ai e cilëson si të palogjikshëm dhe të shkëputur nga realiteti politi, shkruan “Bota sot”.

“LDK do marrëveshje e me marrëveshje nënkupton vetëm postin e kryeministrit për Lumirin! E do qeverinë me 20 deputetë në kuvend! Nuk e di se në çfarë planeti ka vendosur të jetojë LDK-ja”, shkruan Nela.

Në një ton të ashpër, Nela ka sulmuar edhe afrimin e Abdixhikut me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur këtë veprim si fyerje për trashëgiminë rugoviane të LDK.

“Edi Rama nuk ka vend në LDK, ashtu siç nuk kanë vend Aleksandar Vuçiq apo Ivica Daçiq, sepse qëndrimet e Edi Ramës nuk ndryshojnë aspak prej tyre,” thekson ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *