PDK, LDK, AAK dhe NISMA u dëshmuan si parti pro-serbe dhe pro-ruse!
Albin Kurti gaboi që gjatë qeverisjes së kaluar katërvjeçare nuk i vuri para ligjit, përgjegjësisë dhe prapa grilave ish-udhëheqësit tradhtarë të dëshmuar gjatë dhe pas luftës, ish-udhëheqësit vëllavrasës për pushtet, vrasësit e gazetarëve për fjalën e vërtetë, hajnat dhe të korruptuarit që u bënë multimilionerë. Dhe tani, padrejtësisht, tradhtitë, hilet dhe fajet për çdo të keqe që ia shkaktuan Kosovës, pa asnjë turp, ia hedhin Albin Kurtit – Kryeministrit më të suksesshëm që nga paslufta!
Pas dështimit të Albulena Haxhiut, kandidates së Vetëvendosjes për kryeparlamentare, dështoi edhe propozimi për Donika Gërvallën – ikonën e atdhedashurisë, në trupin e së cilës rrjedh gjaku i pastër patriotik dhe sakrifikues i Jusuf Gërvallës.
Albin Kurti, Vetëvendosja, GUXO dhe Alternativa duhet, pa humbur kohë, të angazhohen për mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare – zgjedhje që do ta ndajnë shapin nga sheqeri, që do ta ndajnë tradhtinë ndaj Kosovës nga dashuria për Kosovën!
Jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të diasporës e të mërgatës, kudo që jetojnë e punojnë – madje edhe zogjtë e malit e peshqit e ujërave – e kanë kuptuar se opozita e Kosovës (PDK, LDK, AAK dhe NISMA) janë parti këmbë e krye pro-serbe dhe pro-ruse, të përbetuara për të bërë çdo punë të ligë e të padrejtë kundër Kosovës dhe kundër Albin Kurtit, për ta penguar që të rizgjidhet Kryeministër.
Opozita e Kosovës nuk e bën këtë për inate partiake siç pretendohet, por sepse kjo opozitë e shitur, e pandistancuar nga e kaluara e errët dhe e zhytur në mëkate ndaj Kosovës, është me “lakun në fyt”, që çdo ditë i shtrëngohet. Me bllokadën e konstituimit të Kuvendit, ajo ëndërron dhe shpreson të rikthehet në pushtet për të shpëtuar nga Ligji për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si edhe nga Vetingu për të cilin Albin Kurti ngulmoi gjatë mandatit të kaluar – një proces që i prek për të gjitha tradhtitë, vëllavrasjet për pushtet, vrasjet e gazetarëve, hajnitë multimilionëshe dhe të gjitha të ligat që kjo opozitë ia shkaktoi Kosovës.
Albin Kurti dhe koalicioni i tij, në programin e tyre, kanë si prioritet ruajtjen e pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. Këtë qëllim e kanë realizuar edhe në katër vitet e kaluara, përkundër kundërshtimeve të opozitës dhe disa armiqve ndërkombëtarë. Ata shtrinë sovranitetin edhe në Veri të Kosovës: luftuan kontrabandën, mbyllën strukturat ilegale serbe, konfiskuan pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme, e bënë euron monedhë zyrtare, shpartalluan agresionin e kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe janë në përfundim të ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër – për të mirën e të gjithë qytetarëve në Veri e në mbarë Kosovën. Kjo ndodhi përkundër kritikave absurde të opozitës dhe disa diplomatëve ndërkombëtarë pro-serbë e pro-rusë që nuk ia duan të mirën Kosovës.
Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni GUXO e Alternativa, gjatë maratonës së 55 seancave konstituive, propozuan votimin e fshehtë për të zgjidhur ngërçin parlamentar, por opozita – së bashku me Listën Serbe – e kundërshtoi edhe këtë propozim konstruktiv. Edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila u dëshmua përsëri pro-serbe, pro-ruse dhe në shërbim të Hashim Thaçit, mbajti qëndrime penguese.
Pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që nuk është tjetër veçse mishmash serbo-rus, Kurti dhe koalicioni i tij bënë edhe një lëshim nga parimi: propozuan Donika Gërvallën për kryeparlamentare, si gjest mirëbesimi për tejkalimin e krizës. Por edhe ky propozim u hodh poshtë nga PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe.
Me qëndrimin e tyre armiqësor, këtyre partive opozitare shqiptare tradhtare, hileqare dhe fatkeqe për Kosovën u ranë maskat: u zbuluan fytyrat e nxira dhe shpirti i tyre anti-Kosovë. U dëshmua se janë parti pa asnjë nder, dinjitet, atdhetari apo dashuri për Kosovën.
Këto parti tradhtare, vëllavrasëse dhe hajdute – të mbështetura edhe nga opinionistë të shitur dhe disa diplomatë ndërkombëtarë – përpara se të kërkojnë kompromis politik, duhet të tregojnë urdhërdhënësit e vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, të zbardhin vrasjet e gazetarëve, të kthejnë multimilionat e vjedhura dhe t’ia kthejnë Kosovës Zhlebin e Çakorrin që ia falën Malit të Zi. Vetëm atëherë mund të kërkojnë të hyjnë në qeveri – ndryshe nuk duhet të shpëtojnë pa dhënë llogari.
Këto sjellje të opozitës mund t’i ndalë vetëm Xhelal Sveçla, Ministri i Brendshëm në detyrë, i cili ka guximin dhe përvojën për të zbatuar ligjin, siç e dëshmoi me sukses në Veri të Kosovës kundër bandave kriminale serbe që synojnë shkëputjen e Veriut nga Kosova.
Po e ritheksoj: varësisht nga ecuria e krizës politike dhe në mungesë të veprimit nga Prokuroria, e cila po bën sehir, Xhelal Sveçla mund të ketë përgatitur një plan mbi bazën e dosjeve ekzistuese dhe të urdhërojë arrestimin e Memli Krasniqit, Vlora Çitakut, Bedri Hamzës (PDK), Lumir Abdixhikut, Isa Mustafës, Lutfi Hazirit, Edita Tahirit (LDK), dhe Ramush Haradinajt (AAK). Nuk duhet përjashtuar as Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për obstruksionet që po kryen në kundërshtim me interesat e shtetit. Ndaj të gjithëve duhet të ngrihen aktakuza të bazuara në veprimet e tyre kundër Kosovës.