OPINIONTË FUNDIT

“Djali i Xhemajl Mustafës, nipi i Tahir Zemajt, dy komandantë të Koshares..”- Gërvalla “shpërthen” ndaj deputetëve të LDK-së që votuan kundër saj

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla pas seancës së sotme të Kuvendit ka folur në një konferencë për medie, ku ka shprehur zhgënjimin që deputetët e LDK-së, ku ajo përkiste dikur nuk ia dhanë votën të mërkurën për t’u bërë kryetare e Kuvendit.

Gërvalla ka thënë se deputetja Shqipe Selimi nuk është bashkuar me Listën serbe për të votuar kundër, për dallim nga ish-bashkëpartiakët e saj.

Madje, Gërvalla përmendi deputetët si Besian Mustafa e Armend Zemaj etj. që kanë votuar kundër duke theksuar se të njëjtit u bashkuan me Listën serbe kundër saj.

“Selimi merr vendimet e saj. S’ka marrë pjesë në votim për dallim nga disa të tjerë që nuk është pritur që mund të bashkohen me Listën Serbe dhe PDK-në për të votuar kundër personit tim. S’kam arsye e asnjë të drejtë ta komentoj vendimin e Shqipe Selimit… Djali i Xhemajl Mustafës (Besian Mustafa), nipi i Tahir Zemajt (Armend Zemaj), dy komandantë të Koshares dhe këta u bënë bashkë me PDK-në e Listën Serbe për të votuar kundër. Nuk ka person në skenën publike të Kosovës që më hapur dhe me kosto të lartë politike, është angazhuar më shumë për zbardhjen e krimeve të pasluftës”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla ka mohuar edhe se ka qenë dëshmitare në Gjykatën Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Në seancën e sotme, VV-ja propozi Hekuran Muratin për kryeparlamentar, që nuk I mori votat e mjaftueshme për kryetar të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *