Digjet vetura e kandidatit për kryetar të Komunës së Zveçanit në veri
Një veturë është përfshirë nga zjarri gjatë natës, në Komunën e Zveçanit.
Zëvëndësdrejtori i policisë për Rajonin e Veriut Veton Elshani tha se policia është njoftuar për incidentin dhe se ka nisur hetimet për të sqaruar rretahat se si ka ndodhur rasti.
Mësohet se vetura e cila është përfshirë nga zjarri, është e kandidatit për kryetar të Komunës së Zveçanit.