TË FUNDIT

“Tradhti ndaj shtetit, forcoi Serbinë”, Halil Geci “zbulon” emrin e personit që propozoi formimin e Zajednicës dhe ndikoi që FSK…

Analisti Halil Geci, thotë se qeveria e atëhershme e Kosovës kishte propozuar vetë formimin e Zajednicës, madje përmend ‘faktet’ ku bazohet deklarata e tij.

Sipas tij, kjo është tradhti ndaj shtetit.

“Qeveria e atëhershme e Kosovës vetë e propozoi Zajednicën, jo SHBA-ja, jo BE-ja!

Pyetja është e qartë:

A nuk është kjo tradhti ndaj shtetit? A nuk është ky kolaboracionizëm me damkë?

Sot dihet qartë: nuk ishte as BE-ja, as SHBA-ja që e kërkoi Zajednicën. Ishte vetë Qeveria e atëhershme e Kosovës që e propozoi këtë mekanizëm, duke i hapur rrugë Listës Serbe të bëhet faktor vendimtar në formimin e qeverive.

Marrëveshja u hartua për t’i siguruar Hashim Thaçit pushtet të përhershëm, duke vendosur që pa Listën Serbe nuk mund të ngrihej asnjë qeveri dhe që kjo listë të mos bënte koalicion me VV-në – duke rrezikuar interesat e shtetit për arsye të pushtetit personal.

Siç konfirmon Catherine Ashton, ish-shefja e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, e cila udhëhoqi negociatat më 2013, Qeveria e atëhershme vetë e propozoi këtë strukturë, me qëllim që të formohej Zajednica. E njëjta e vërtetë konfirmohet edhe nga profesori Marc Weller”, ka shkruar Geci.

Tutje, ai përmend gabime tjera të ish- kryeministrit Thaçi, duke bërë pyetje sesi quhet një lider që për pushtet të përkohshëm merr vendime që dobësojnë shtetin.

“Zajednica nuk ishte gabimi i vetëm strategjik i asaj kohe. Hashim Thaçi, atëherë Kryeministër, ndaloi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) të shtrihej në veri, duke dorëzuar praktikisht një pjesë të territorit Serbisë dhe strukturave të saj paralele, dhe duke krijuar precedent të rrezikshëm për sovranitetin e vendit. Fatkeqësisht, ai deklaroi publikisht se Mitrovica e Veriut është ndarë.

Përgjigjja është e hidhur, por e qartë: vendimet e asaj periudhe nuk ishin thjesht gabime politike – ato përbëjnë tradhti të kulluar dhe shitje të interesave të Kosovës, duke vendosur në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit.

Këtu lind pyetja që duhet ta bëjë çdo qytetar i Kosovës:

Si të quhet një lider që, për pushtet të përkohshëm, merr vendime që dobësojnë shtetin – duke ndaluar Ushtrinë e Kosovës të shkelë në veri dhe duke propozuar Zajednicën pa kërkesë të SHBA-së apo BE-së?

Me këto vendime, ky lider ka kryer një tradhti të hapur, duke dobësuar shtetin dhe forcuar strukturat e Serbisë brenda territorit tone”, ka vazhduar analisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *