Obstruksionet në Kuvend, opinionisti: Është momenti të shihet se kush po e bllokon konstituimin
Më 20 gusht, do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive, kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës. Seanca pritet të mbahet në sallën plenare, duke filluar nga ora 11:00.
Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, si dhe të nënkryetarëve. Kjo është seanca e parë që do të mbahet pas vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuse.
Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti më i madh në Kuvend, ka propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për postin e Kryetares së Kuvendit.
Megjithatë, kandidatura e VV-së nuk po merr mbështetjen e opozitës.
“Ka të drejtë, por është e udhës të propozoj një kandidat tjetër. Është momenti të shihet se kush po e bllokon konstituimin e Parlamentit”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu, Muçiqi ka treguar se nw cilin rast Presidentja duhet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Nëse edhe kësaj radhe opozita bën obstruksione, atëherë Presidentja duhet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që mendoj se është e vetmja rrugë për të dalë nga ky qorrsokak”, ka përfunduar Muçiqi.