TË FUNDIT

Nuk u ndava nga PDK-ja, por nga ata që kanë kapur Kryesinë” – Lladrovci me vizion të ri për Drenasin

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, do të jetë sërish kandidat për kryetar në këtë komunë, por kësaj radhe ai do të garojë me një emër tjetër, “Për Drenasin Kampion”.

Në një intervsitë ekskluzive për “Bota sot”, ka folur mbi punën që ka bërë e do të bëjë në të ardhmen për qytetarët e Drenasit, duke mos lënë anash as raportin me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK).

Për raportin me PDK, Lladrovci thotë se nuk është ndarë nga Kryesia por nga ata që ka kanë ndikim të dukshëm në Kryesi, duke shtuar se ata do të përpiqen ta ndalin qeverisjen time të mirë.

recommended by

Apolloss
Лажичка на празен стомак топи 6 кг сало неделно – безбедно
Дознај повеќе
Ai thotë se “Për Drenasin Kampion”, është vazhdimësi e organizimit të zgjedhjeve qendrore me arritje të shkëlqyer të bastionit.

Tutje, ai thotë se “elektorati i Drenasit i ka parë veprat e mia, performancën e shkëlqyer dhe gjashtë herë kampion, me transparencë e llogaridhënie, qeverisje me duar të pastra”.

Derisa, për sektorë të cilët kanë nevojë për përmirësime, Lladrovci nënvizon, se shërbimet publike kanë nevojë për më shumë investime, infrastruktura dhe zhvillimin e kompanive të vogla e të mesme etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *