TË FUNDIT

Njohësi i fesë islame: Radikalizmi islamik dhe rekrutimi ndodh kryesisht online

Njohësi i teologjisë islame, doktor Tarek Elgawhary është shprehur se radikalizmi ismalik dhe rekrutimi më i madh ndodh në platforma online.

Ai theksoi se për të luftuar këtë dukuri duhet më shumë prezencë online.

“Një nga çështjet më të mëdha është radikalizimi në internet. Sepse shumë nga radikalizimi — për të qenë i sinqertë — dhe rekrutimi ndodh në internet”.

“Duhet të jemi shumë më aktivë online (për të parandaluar e luftuar)”- shtoi ai.

Elgawhary theksoi se duhet të flasim për radikalizimin përpara se të flasim për deradikalizimin.

“Nëse flasim vetëm për deradikalizim, është shumë vonë. Duhet të kthehemi te baza. Si flitet për fenë në xhamitë tona, në shkollat tona, në shtëpitë tona? A e shohim sheikun apo imamin — qoftë burrë apo grua — si dikë që e besojmë, që na ndihmon, që na ngrit shpirtërisht, si një baba apo nënë shpirtërore? Gjithçka kthehet te mënyra se si mësohet islami”- potencoi më tej ai.

Më tej ai theksoi se mënyra e drejtë për të mësuar islamin është të paraqesim një islam plural, pranues, “që respekton dinjitetin dhe vlerat e çdo individi, qoftë ai besimtar apo jobesimtar”.

“Kurani thotë: “Ne e kemi nderuar birin e Ademit” — pavarësisht se çfarë beson ai”- u shpreh ai në KallxoPernime.

Tarek Elgawhary, në organizimin e Zyrës së Presidentes ka mbajtur një seri ligjëratash në Kosovë për të ndihmuar institucionet në kuptimin e islamit dhe sfidave që lidhen me radikalizmin.

Elgawhary jeton në Uashington dhe drejton Qendrën Islame të Potomac. Elgawhary është gjithashtu themelues i organizatës “Understanding Islam” (Të kuptuarit e islamit), e cila ka selinë në Aman të Jordanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *