Ambasadorit gjerman, opozitari Rohde
Pse nuk qenkan të rëndësishme për shtetin trafiku dhe urat ambasador?
Pse duhet përjashtuar njërën, për të rregulluar tjetrin?
Ide gjeniale, z. Rohde! Për 25 vjet, ndarja e Veriut u legalizua dhe administrata serbe vepronte pa pengesë, madje nënkryetari i partisë serbe krijoi ushtri, e armatosi mirë dhe ju nuk e dinit, ose e lejonit,(e kontrolloni qiellin dhe tokën sipas Hashim Thaçit) edhe pse Kosovën e kishit njohur shtet dhe Kuinti qeveriste nëpërmjet Thaçit e Mustafës.
Klani Pronto mburrej kur pranohej për këshillime te ambasadorët. I trishtonit lehtë: “Publikojmë informata për ju!” Prandaj ata firmosnin republika serbe dhe pendoheshin. Firmosnin Gjykatë Speciale dhe pendoheshin. Firmosnin burgosjen e vetvetes dhe protestojnë kundër…
Dhe sot, papritur, u shqetësuat për trafikun e Vushtrrisë?
Vushtria nuk është e ndarë! Urat nuk janë vetëm asfalt e beton. Ato janë mesazh. Për këtë arsye edhe në euro, janë pikturuar ura që simbolizojnë bashkim.
Ju, përkundrazi, e keni kthyer urën e Mitrovicës në mur ndarjeje. E ruani me policë, e siguroni dhe e garantoni si kufi Kosovë-Serbi. Pa lejen e Vuçiqit, nuk dëshironi ura. As hapjen e asaj që e keni mbyllur. Zoti Rohde, po flisni kundër ndërtimit të urave!
A është ky vizioni juaj për Kosovën europiane: ura të mbyllura, ndarje të sigurta?
Aty ku mungojnë urat, shfaqet terroristët e Radojçiqit!
E dini, zoti Rohde se për katër jetë nuk është në burg, por në Serbi trajtohet si hero i pafat? Dhe u mbajtën tri Ditë Zie për tre terroristë! Ju e dini këtë shumë mirë. Zoti Rohde: Krijoni një parti politike, se opozitën me pampers nuk mund ta ndihmoni! Qeveria e sotshme merret tash e pesë vjet me mu… e tyre!
Edhe një në fund, zoti Rohde: Sikur në Gjermani të kishin mbetur në pushtet ministrat e Hitlerit, lufta në Europë nuk do të kishte përfunduar kurrë. Si mund të besoni, ju lutem, se me njerëzit e Millosheviqit – Vuçiqin, Daçiqin e të tjerë – do të rikthehet paqja në Ballkan?