“Thaçi pa vizitorë në Hagë”, familja e Haki Imerit: Ja pse Gjykata Speciale ndalon vizitat
Familja e veprimtarit të vrarë Haki Imeri ka reaguar ashpër pas propagandës që po zhvillohet rreth vizitave në Hagë, duke theksuar se faji nuk është i kryeministrit Albin Kurti, por i vetë krerëve të NPK-së që vazhdojnë lidhjet me krimin edhe pas hekurave.
Në reagim thuhet se rreth tyre gjenden ish-zyrtarë të AKI-së, ministra e tërë banda, të cilët “heroizmin” e kanë kthyer në shmangie të drejtësisë. Familja Imeri thekson se vizitat në Hagë nuk ndaleshin për mallin e familjarëve, por sepse shfrytëzoheshin si kanale për instruksione kriminale.
Ata akuzojnë “hibridet” se vazhdojnë propagandën duke helmuar publikun, ndërsa në të vërtetë luftën e patën me shqiptarët, rivalët politikë i zhdukën me plumba dhe popullin e zhvaten me tenderë.
Reagimi i plotë:
-Hibridet dhe drejtësia e vonuar
Kreu i NPK-së “mbeti” pa vizitorë në Hagë. Dhe menjëherë, hibridet filluan të ulërijnë: “Fajin e ka Kurti!” një absurditet i radhës, një shpifje-budallallëk i legalizuar.
-Por e vërteta është krejt tjetër.
-Fajtor është vetë kreu i NPK-së: mafioz me seli në burg, që edhe pas hekurave vazhdon bizneset me krim.
– Rreth tij gjenden ish-shefa të AKI-së, ministra të drejtësisë e tërë banda. Ky është “heroizmi” i tyre.
-Kërkojnë me çdo kusht t’i shmangen drejtësisë.
-Ndërkohë, hibridet vazhdojnë propagandën: helmojnë publikun, krekosen si “çlirimtarë”, ndërsa në të vërtetë luftën e patën me shqiptarët.
-Rivalët politikë u zhdukën me plumba.
-Shteti dhe populli u zhvaten me tenderë.
-Gjykata Speciale po ua ndalon vizitat, a jo pse s’kanë mall për familjet, por sepse këto vizita shfrytëzoheshin si kanale për krim. –
-Aty nuk bëhej fjalë për përqafime, por për instruksione.
-Dhe Albin Kurti?
-Ai nuk ka asnjë faj për krijimin e kësaj gjykate.
“Faji” i tij i vetëm është se refuzon të bëhet patericë e mafisë politike opozitare-mediatike .
-Dhe kjo ua djeg shpirtin te gjithe – hibridëve.
-Kush nuk do zbardhjen e vrasjeve, është pjesë e krimit. Thjesht.
-Kosova nuk mund të ecë mbi gënjeshtra e hiperbolizime.
-Nuk mund të ecë mbi varre me..
-Nuk mund të ecë me hibridë që lavdinë e rreme e kanë kthyer në arsenal për të luftuar drejtësinë.
-E ardhmja kërkon dritë.
-Hibridet po digjen në propaganden e tyre.