TË FUNDIT

Drejtori i Doganës: Kemi qasje në veri më lehtë, luftimi i kontrabandës ka sjell fitim 17 milionë euro

Aksionet për parandalimin e mallrave të kontrabanduara po vazhdojnë nga Dogana e Kosovës.

Së fundi ato u zhvilluan edhe brenda linjave të autobusëve, ku hasën në paketa cigaresh, të cilat kryesisht po vendosen në vendet e bagazheve.

Për këtë fushëveprimtari të kundërligjshme, ka folur drejtori i Doganës, Agron Llugaliu.

“Ne gjatë vitit të kaluar kemi regjistruar shifra mbi 17 milionë e që është më shumë se trefishi ta zëmë 1 vit para pandemisë. Kjo është tregues se kemi pasur rezultate të konsiderueshme sa i përket luftimit të kontrabandës, në anën tjetër të hyrat kanë regjistruar vazhdimisht rekorde të reja duke tejkaluar dukshëm projeksionin dhe poashtu duke tejkaluar rritjen ekonomike më shumë se dyfish e gjysmë të mesatares”, tha ai.

Përveç kësaj, sipas Llugaliut, lufta kundër kontrabandës po vazhdon edhe në katër komunat veriore.

“Në pjesën veriore nuk përbën ndonjë ndryshim sa i përket shtrirjes të sundimit të ligjit, në aspektin e doganës por edhe institucioneve të tjera të sundimit të ligjit. Ne vazhdojmë të kemi prani, vazhdojmë të bashkëpunojmë me policinë e Kosovës me agjencinë e inteligjencës dhe me akterë të tjerë që janë të rëndësishëm për këtë pjesë”.

E sfidë për Doganën, mbetet kontrabanda me barëra.

“Barërat janë kanë përbë gjithmonë sfidë sa i përket tregut informal janë disa arsyeje që e motivojnë këtë pjesë të kontrabandës. Ne kemi pasur ditëve të fundit ku kemi hasur tek barnatoret vende të krijuara special për fshehjen e barërave të kontrabanduara, këto janë rrezik dhe shpesh gjejmë përkrahje nga qytetarët. Qytetarët nuk duhet të blejnë barëra që nuk kanë banderolë të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Dy javë më parë, Qeveria në detyrë hoqi masën prej 10% për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për këtë, sipas Llugaliut, Kosova do të përfitojë më shumë investime të huaja amerikane.

“Unë besoj që kjo ndikon në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Amerikës, po ashtu besoj që është inkurajuese për investime të huaja amerikane në Kosovë, kështu që në përgjithësi e konsideroj si një masë që është jashtëzakonisht pozitive për ekonominë e Kosovës”.

Dogana e Kosovës së fundi pranoi mbi 100 doganierë të rinj, në konkursin e fundit të cilët u certifikuan në 26 vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *