Çka po paralajmëron gazetari i medias gjermane: A jeni gati prapë për zgjedhje?
Gazetari i medias gjerman “DeustcheWelle”, Bahri Cani ka komentuar situatë politike në Kosovë, me fushatën e zgjedhjeve lokalve që është gati të nisë.
Ai në një shkrim në Facebook pyeti nëse janë gati për zgjedhje qytetarët e Kosovës, derisa përmendi dallimet mes atyre lokale dhe qendrore.
Ndër të tjera, ironizoi edhe me bllokadën e Kuvendit dhe vonesen e publikimit të vendimeve të plotë nga ana e Kushtetueses, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
A jeni gati prapë për zgjedhje?
Kam një pyetje: A jeni të gatshëm për fushatën e re zgjedhore në Kosovë? Po e shoh që listat për zgjedhjet lokale me 12 tetor janë dorëzuar dhe çertitifkuar, e tani po publikohen e prezantohen edhe në media dhe rrjetet sociale.
E mira është që tani do të mund të votoni edhe për njerëzit tuaj që i njihni në familje, lagje, në katun e komunë.
Në fakt, zgjedhjet lokale janë krejt diçka tjetër, sepse aty duhet të zgjedhni njerëzit që ju kryejnë punë, që rregullojnë rrugët, ujësjellësin, kanalizimin dhe çështje të tjera të jetës normale.
Ndaj edhe kërkohet me siguri një mobilizim i ri, ndonëse i kuptoj edhe ata që thonë “jemi lodhur nga zgjedhjet”, për shkak të atyre ate që po e mbajnë (ku)vendin e bllokuar për më shumë se gjashtë muaj.
Ndërsa ata të Kuvendit akoma janë me pushime. Po më duket që kanë arritur marrëveshje me Gjykatën Kushtetuese që të mos publikojë vendimet e plota sa janë pushimet, sepse janë lodhur… 🙂
Pak shaka, por vërtet shpresoj shumë që shpejt do t’i jepet fund kësaj sage me Kuvendin dhe do të fillojnë të punojnë.