Rron Gjinovci godet Ramën: “Korrupsioni t’kallë – Shqipëria digjet, Kryeministri me aeroplan privat”
Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar për zjarret masive në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për mungesë të mjeteve ajrore për fikjen e zjarreve, pavarësisht se vendi është anëtar i NATO-s.
“Sa gjynah Shqipnia që tri ditë po kallët, jo veç prej zjermit, po edhe prej korrupsionit… Kryeministri ka aeroplan privat, por shteti s’ka mjete për zjarrfikje nga ajri”, shkroi ai.
Gjinovci e përmbylli reagimin me mesazhin: “Korrupsioni t’kallë, ta kallë edhe zemrën”.
Postimi i plotë:
Sa gjynah Shqipnia 🇦🇱
Qe tri ditë po kallët, jo veç prej zjermit, po edhe prej korrupsionit. Në Novi Sad kur ndodhi tragjedia që çoi në protesta thojshin “Korrupsioni vret”, në Shqipni po e shohim qysh “Korrupsioni t’kallë”. Me gjithë që problemin e zjarreve dhe terrenit të pamundun për mjete tokësore zjarrfikëse e ka qe sa vite, bile edhe tu kenë ven i NATO-s, e shkreta Shqipni s’ka mjete ajrore për fikje zjermi. A Kryeministri i atij veni ka aeroplan privat për udhëtime. Korrupsioni t’kallë. Ta kallë edhe zemrën kur e sheh ni ven aq të bukur në zjerm.