TË FUNDIT

Pse po hesht drejtësia për Radomir Llaban-in?

Po bëhen gati dy javë që kur Presidentja e vendit Vjosa Osmani tërhoqi nga Gjykata Kushtetuese kërkesën e saj për sqarim lidhur me hapat e mëtejmë në rast se Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afat i caktuar më herët nga kjo gjykatë.

Kjo tërheqje erdhi për shkak të emërimit të gjyëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radoimir Llaban si gjyqtar raportues për rastin, veprim të cilin presidentja e cilësoi si “shqetësues dhe të rrezikshëm”.

Të njëjtat deklarata i dha edhe ministrja në detyrë e drejtësisë, Albulena Haxhiu disa ditë më vonë.

Në anën tjetër organet e drejtësisë nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje nëse po merren me hetimin e gjyqtarit Llaban.

Një deklaratë e tillë, nga dy prej figurave më të rëndësishme të shtetit, nuk mund të kalojë thjesht si një episod politik.

Prokuroria Speciale do të duhej të merrej menjëherë me hetimin e këtyre akuzave.

Kjo, pasi roli i saj, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare dhe integritetin e institucioneve, është të veprojë pa vonesë, pavarësisht statusit të personit nën hetim.

Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë juridik i shtetit dhe nëse një gjyqtar i saj dyshohet për lidhje që rrezikojnë sigurinë e vendit, mosveprimi institucional vetëm sa e rrit dyshimin e publikut për mungesë vullneti ose siç shpesh e quan LVV “kapje të sistemit”.

Andaj, duke qenë se Radomir Llaban mban një post tepër të rëndësishëm publik, qytetarët kanë të drejtë të informohen qartë dhe konkretisht: për çfarë veprash dyshohet ai?

Cilat janë faktet që e mbështesin këtë dyshim? Transparenca është domosdoshmëri, sidomos kur bëhet fjalë për një funksionar të tillë.

Çuditërisht, deri më sot nuk ka asnjë veprim institucional konkret ndaj gjyqtarit Llaban.

Kjo heshtje e tensionon edhe më shumë situatën, në kohën kur Kosova ka disa muaj që nuk po mund ta konstituojë Kuvendin e ri.

Edhe ndaj vendimit të fundit të Kushtetueses rreth konstituimit të Kuvendit, qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë se i njëjti mund të ketë qenë i ndikuar politikisht, e madje edhe nga Serbia!

recommended by

Varcosin
Проширените вени стануваат здрави! Еве што треба да правиш
Дознај повеќе
Në anën tjetër, nga deputetët e zgjedhur, çështja Llaban me të drejtë ose jo, mund të shfrytëzohet si “pretekst” për zvarritjen e mëtejme të konstituimit të Kuvendit.

Një shtet që nuk reagon për akuza kaq serioze ndaj një prej njerëzve që garanton rendin kushtetues, rrezikon jo vetëm besimin e qytetarëve, por edhe vetë themelet e sistemit të drejtësisë.

Çështja Llaban nuk është vetëm një debat politik apo një konflikt mes pushteteve e partive.

Kjo pra është një sprovë e madhe për institucionet e Kosovës: A janë ato të afta të veprojnë mbi ligjin, apo do t’i “mbyllin sytë” para një rreziku potencial për sigurinë e vendit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *