Kurti: “Lista e fitores për Prishtinë” ka në bosht të saj barazinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës, duke e cilësuar si “Listën e fitores” që përfshin profesionistë, punëtorë, ndërmarrës, të rinj, gra dhe aktivistë.
Ai ka theksuar se me bartëse të listës një grua dhe me 48% gra gjithsej, kjo listë nuk përmbush vetëm formalisht detyrimin ligjor, por e ka barazinë si thelb të saj.