POLITIKATË FUNDIT

Komuna e Gjilanit nënshkruan kontratë 17.9 milionëshe për ndërtimin e bulevardit

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar një kontratë me vlerë prej 17,988,000 eurosh për një projekt të madh në bulevardin e qytetit.

Kontrata është lidhur me grupin e operatorëve “B-Bardhi” dhe “Besa Company”.

Sipas dokumentacionit të tenderit i publikuar në platformën online E-prokurimi, disa operatorë kishin ofruar çmime më të ulëta, por komuna ka zgjedhur grupin fitues për realizimin e projektit.

Punimet pritet të fillojnë brenda 5 ditësh pas nënshkrimit të kontratës, ndërsa përfundimi i tyre duhet të realizohet brenda 730 ditëve nga data e lëshimit të fletëporosisë nga menaxheri i kontratës.

Projekti realizohet nën udhëheqjen e kryetarit Alban Hyseni, i cili pas katër vjetëve qeverisje ka rikandiduar për një mandat të ri me Lëvizjen Vetëvendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *