Nga Dhërmiu te Dodiku: Lëvizjet e Grenell ringjallin frikën rreth skenari të ri për Kosovën
Ish-emisari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij sa i përket raporteve ndërmjet të dyja vendeve.
Së fundi në një intervistë televizive Grenell që tani është përfaqësues special i presidentit Donald Trump ka treguar për planet e këtij të fundit për t’u përfshirë në çështjen e Kosovës.
Në një intervistë për Klan Kosova, Grenelli tha se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës.
“Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi”, tha Grenell.
I pyetur se a e ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se “nuk ka kthim mbrapa në asgjë”.
“Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.
Këtë angazhim të Grenell e ka komentuar për gazetën “Bota sot” profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi.