TË FUNDIT

Gazetari reagon ashpër pas tragjedisë në Gjilan: Po tentojnë t’ia lënë fajin Albinit…

Gazetari Jeton Sopa ka reaguar ashpër pas rastit tragjik që ndodhi në Gjilan, ku mbetën të vdekur 3 persona.

Ai në një postim në Facebook kritikoi ashpër tendenca për ta “lidhur” kryeministrin në detyrë Albin Kurti, me të dyshuarin kryesore për vrasje, duke ia publikuar një foto të tyre bashkë.

“A jeni tu i pa telallët e prontoprokurorise e gjykatave qysh rastin tragjik ku mbeten 3 persona të vrarë në Gjilan po tentojnë me ja lanë fajet Albinit?

Ata po i publikojnë në mënyrë selektive fotot e vrasësit që paska foto rasti me Albinin i cili njëherit paska foto me të gjithë politikanët.

A ndërkohë po e heshtin skandalin që ky krimineli paska dosje të trashë penale për një sërë krimesh që kanë të bëjnë me fajde e detyrim”, shkroi Sopa, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

A jeni tu i pa telallët e prontoprokurorise e gjykatave qysh rastin tragjik ku mbeten 3 persona të vrarë në Gjilan po tentojnë me ja lanë fajet Albinit?

Ata po i publikojnë në mënyrë selektive fotot e vrasësit që paska foto rasti me Albinin i cili njëherit paska foto me të gjithë politikanët.

A ndërkohë po e heshtin skandalin që ky krimineli paska dosje të trashë penale për një sërë krimesh që kanë të bëjnë me fajde e detyrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *