Vendimi i Kushtetutës, Halil Geci reagon ashpër, “zbulon” synimin “e fshehtë”, se çfarë duan të bëjnë me vendin
Analisti politik Halil Geci, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zhbllokimin e kuvendit.
Geci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kushtetuesja ka treguar se nuk është në gjendje të mbrojë ligjin, përkundrazi i ka zgjatur pafundësisht “paraburgimin” e sovranitetit të Kosovës.
Sipas tij, t’ia mohosh partisë fituese të zgjedhjeve të drejtën kushtetuese për të emëruar kryetarin e Kuvendit (nen 67 i Kushtetutës), ndërkohë e njëjta kushtetutë shkelet nga gjyqtarë të emërurar në periudhën e kapjes politike nga Hashim Thaçi, është pushkatim i Parlamentit me ligjet e të fortit, jo me ligjet e kushtetutës.
“Kushtetueses nga sot i them: ju nuk po mbrojni ligjin… po mbrojni burgun ku e keni mbyllur sovranitetin! Kushtetuesja sot ka treguar se nuk është në gjendje të mbrojë ligjin; përkundrazi, i ka zgjatur pafundësisht “paraburgimin” sovranitetit të Kosovës.Bllokada që po mbahet me duart e drejtësisë së kapur është pasqyra e qartë e gjendjes ku bllokuesit e kanë futur vendin.
T’ia mohosh partisë fituese të zgjedhjeve të drejtën kushtetuese për të emëruar kryetarin e Kuvendit (neni 67 i Kushtetutës), ndërkohë që e njëjta Kushtetutë shkelet nga gjyqtarë të emëruar në periudhën e kapjes politike nga Hashim Thaçi, është pushkatim i Parlamentit me ligjet e të fortit, jo me ligjet e Kushtetutës. Kjo nuk është çështje e një individi me emrin Albulena Haxhiu. Kjo është një sulm politik i organizuar, një bllokadë kundër qeverisjes legjitime dhe një përpjekje për të mbajtur peng të ardhmen e vendit”, ka shkruar Geci.
Tutje, ai thotë se kjo bllokadë po ndihmohet me bekimin e opozitës së vjetër, jo për të mbrojtur ligjin, por për të mos lejuar ardhjen në pushtet të njerëzve që mbrojnë sovranitetin e plotë të Kosovës.
“Kushtetuta jonë, e ndërtuar mbi Pakon e Ahtisaarit ,e cila nuk është ratifikuar nga populli ,por është një kornizë që: U jep misioneve ndërkombëtare të drejtën të mbikëqyrin dhe të bllokojnë institucionet vendore (neni 143 dhe dispozitat kalimtare).
Kjo i mbron strukturat paralele serbe përmes vendeve të rezervuara dhe “autonomisë lokale” (neni 3, neni 58, dhe Marrëveshja e Brukselit e futur në praktikë).
Që kufizon Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe pengon integrimin e plotë të veriut nën kontrollin institucional.
Kjo bllokadë po ndihmohet me bekimin e opozitës së vjetër, jo për të mbrojtur ligjin, por për të mos lejuar ardhjen në pushtet të njerëzve që mbrojnë sovranitetin e plotë të Kosovës.
Synimi është i qartë: të rikthehen strukturat e vjetra politike që dikur duartrokisnin “Zajednicën” dhe pranonin copëtimin e vendit”, ka shkruar pos tjerash Geci.
Postimi i plotë:
Kushtetueses nga sot i them: Ju nuk po mbrojni ligjin…po mbrojni burgun ku e keni mbyllur sovranitetin!
Kushtetuesja sot ka treguar se nuk është në gjendje të mbrojë ligjin; përkundrazi, i ka zgjatur pafundësisht “paraburgimin” sovranitetit të Kosovës.
Bllokada që po mbahet me duart e drejtësisë së kapur është pasqyra e qartë e gjendjes ku bllokuesit e kanë futur vendin.
T’ia mohosh partisë fituese të zgjedhjeve të drejtën kushtetuese për të emëruar kryetarin e Kuvendit (neni 67 i Kushtetutës), ndërkohë që e njëjta Kushtetutë shkelet nga gjyqtarë të emëruar në periudhën e kapjes politike nga Hashim Thaçi, është pushkatim i Parlamentit me ligjet e të fortit, jo me ligjet e Kushtetutës.
Kjo nuk është çështje e një individi me emrin Albulena Haxhiu.
Kjo është një sulm politik i organizuar, një bllokadë kundër qeverisjes legjitime dhe një përpjekje për të mbajtur peng të ardhmen e vendit.
Kushtetuta jonë, e ndërtuar mbi Pakon e Ahtisaarit ,e cila nuk është ratifikuar nga populli ,por është një kornizë që: U jep misioneve ndërkombëtare të drejtën të mbikëqyrin dhe të bllokojnë institucionet vendore (neni 143 dhe dispozitat kalimtare).
Kjo i mbron strukturat paralele serbe përmes vendeve të rezervuara dhe “autonomisë lokale” (neni 3, neni 58, dhe Marrëveshja e Brukselit e futur në praktikë).
Që kufizon Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe pengon integrimin e plotë të veriut nën kontrollin institucional.
Kjo bllokadë po ndihmohet me bekimin e opozitës së vjetër, jo për të mbrojtur ligjin, por për të mos lejuar ardhjen në pushtet të njerëzve që mbrojnë sovranitetin e plotë të Kosovës.
Synimi është i qartë: të rikthehen strukturat e vjetra politike që dikur duartrokisnin “Zajednicën” dhe pranonin copëtimin e vendit.
Tragjikja në këtë mes është se ata
që duhet të përfaqësojë interesin më të lartë të kombit po buron nga një ligj që e ka mohuar këtë interes që në themel.
Nuk kemi të bëjmë me një konflikt personal kundër Albulena Haxhiut.
Kemi një protestë të orkestruar kundër Vetëvendosjes së vërtetë dhe një përpjekje për të dobësuar qeverinë Kurti, sipas një skenari që i shërben PDK-së, segmenteve të vjetra të pushtetit dhe gjyqtarëve të kapur nga mafia politike.
Advertisement
Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë,nuk ka nevojë për gjyqtarë që bllokojnë jetën politike për të ruajtur privilegjet e tyre.
Kosova ka nevojë për respektimin e ligjeve ashtu siç janë shkruar dhe për një reformë kushtetuese që i kthen sovranitetin qytetarëve, jo për një Kushtetutë ku i shtohen “bishta” dhe “lulishte” sipas dëshirës së mafies politike.
Le ta themi qartë se ata që sot bllokojnë Kuvendin, nuk po mbrojnë Kushtetutën.
Ata po mbrojnë pazaret e vjetra.
Ata nuk janë gardianë të ligjit…
Ata janë pengmarrës të shtetit!
A duhet që Kurti t’i nënshtrohet kësaj fatkeqësie që ia solli Kushtetuesja?
Kjo është një pikëpyetje e madhe.
Nëse më pyesni mua, përgjigjja është po – jo sepse unë e shoh si të drejtë, por sepse në këtë rast përballemi me një absurditet ku vetë organi më i lartë i vendit, Kushtetuesja, po bie ndesh me ligjin themelor të shtetit që duhet të mbrojë.
Një poshtërsi e tillë mund të lindë vetëm në mendjen e djallit dhe të birit të tij – që, për fat të keq, kanë zënë vend në mendësinë politike të atyre që marrin frymëzim nga qendrat e errëta në Lindje.
Edhe po të isha jurist, nuk do të kisha çfarë të bëja kur i madh e i vogël, të organizuar në klane pa asnjë legjitimitet, ngrihen për t’i shkatërruar vendin. Sepse, kur drejtësia bie në duart e padrejtësisë, edhe ligji më i mirë kthehet në armë kundër vetë shtetit.