Ndërhyrje në vendimin e Kushtetueses? Befason Rron Gjinovci: Pas “disa takimeve”, i ndryshuan…!
Rron Gjinovci ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku deputetëve u kërkohet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se ëhtë e dukshme që ka pasur ndërhyrje në Kushtetuese.
Madje, ai beson se qëndrimet kjo gjykatë i ka ndryshuar “pas disa takimeve”, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Që ka pasë ndërhyrje në Gjykatë Kushtetuse është tepër e dukshme. Para 1 muji e njejta gjykatë thojke bon edhe votimi i hapun edhe i mbyllun. Po ashtu nuk thojke që Dehari pe shkelë Kushtetutën, a Dehari ishte tu bo saktësisht gjënë e njejtë. Mas ni muji, pas “disa takimeve” i ndrrun krejt qëndrimet