OPINIONTË FUNDIT

Kushtetuesja foli, pse po “hesht” Vjosa Osmani?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Emri i një kandidati, sipas vendimit, mund të hidhet në votim vetëm deri në tri herë.

Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se “kjo nuk është drejtësi”, por “arbitraritet klientelist”.

Por, një reagim nuk ka pasur presidentja Vjosa Osmani.

Analisti politik, Afrim Kasolli, e konsideron të çuditshme “heshtjen” e saj, gjersa thotë se do të duhej të paktën të kërkojë nga subjektet politike që të sillen në pajtim me detyrimet kushtetuese.

“E “çuditshme” heshtja “kushtetuese” e presidentes Osmani, që si institucionaliste dhe garantuese e funksionimit demokratik të shtetit, as që e ka marrë mundin të paktën të kërkojë nga subjektet politike që të sillen në pajtim me detyrimet kushtetuese. Apo mbase me këtë heshtje po flet më shumë se sa që do të shprehej publikisht?”, ka shkruar Kasolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *