OPINIONTË FUNDIT

Tronditet Ballkani: SHBA planifikon bazë ushtarake në Nish – A do të thotë kjo fundi i ndikimit rus në Serbi?

Një bazë ushtarake në Nish të Serbisë, kështu ka deklaruar eksperti i sigurisë Bedri Elezi.

Ai ka thënë se SHBA janë të angazhuara që të ruajnë aleancën me Kosovës ndaj për këtë është planifikuar që para vitit 2030 të ndërtohet kjo bazë ushtarake.

“SHBA mbetet realisht e angazhuar dhe shumë e interesuar që të ruajë aleancën e saj me Kosovë, të vendosë angazhim të mëtejshëm ushtarak në Kosovë dhe është pikërisht për këtë arsye pse, para 2030 do kemi ndërtimin e një baze ushtarake që do të vendoset në Nish dhe nga ku do garantohet që paqja të vendoset për një kohë të gjatë në Ballkan, se dihet që Serbia ka përdorur bashkëpunimin me Rusinë për të vepruar në këtë zonë dhe pikërisht këtu do të vendoste baza amerikane që do të ketë mundësi të ushtrojë aktivitetin ushtarak brenda territorit të Serbisë”, ka thënë eksperti.

ImageBedri EleziFoto galeri
Detaje rreth bazës ushtarake në Nish

Elezi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka dhënë detaje për këtë iniciativë, duke thënë se kjo do ta ndihmojë SHBA-në dhe NATO-n që të ushtrojnë kapacitete ushtarake në lidhje me sigurinë në Gadishull.

“Po është e vërtetë që në media kam deklaruar në lidhje me angazhimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ngritjen e kapaciteteve të reja ushtarake në gadishullin ballkanik. Në bazë të informacioneve që ne i kemi siguruar këto do të bëhen para vitit 2030, domethënë të ngirsin pajisje ushtarake brenda territorit të Serbisë, përkatësisht në Nish, bazë e cila do të ndihmojë SHBA dhe NATO-n të për të ushtruar kapacitete ushtarake në lidhje me sigurinë në gadishull”, deklaron Elezi.

Sipas tij, SHBA do të arrijë ta bind Serbinë që ta largojë bazën e intelegjencës ushtarake ruse në Nish, në mënyrë që t’i hapet rruga ndërtimit të bazës amerikane ushtarake.

“Ne jemi dëshmitarë se gadishulli Ballkanik ka pasur shumë probleme në lidhje me sigurinë dhe të gjitha probleme kanë ardhur për shkak të angazhimeve të Rusisë dhe partnerët e saj duke përdorur Serbinë si një satelit të mundshëm për të kërcënuar sigurinë. Ne kemi parë që një bazë e itelegjencës ruse në Nish ka qenë dhe mbetet kërcënim i sigurisë në rajon dhe SHBA duke I marrë të gjitha zhvillimet për bazë dhe duke ushtrurar një bashkëpunim të mirë me Beogradin zyrtar, ambasadorëve që kanë treguar performancë të mirë atje, do ta bindin Serbinë që të largojë bazën e intelegjencës ushtarake ruse në Nish për t’i mundësuar ndërtimin e një baze ushtarake amerikane që më parë ka qenë në Gjilan, për të garantuar siguri dhe për të qenë njëra ndër garancione kryesore sa i përket josigurisë”, shprehet eksperti.

Ai ka shtuar se SHBA është shumë e angazhuar për ta realizuar këtë projekt, por Serbia paraprakisht duhet ta njoh Kosovën.

“Nishi është një qytet që kufizohet në njërën anë me Kosovën, tjetrën anë me Maqedoninë dhe Bullgarinë dhe është treguar një zonë ku është demonstruar ndikimi i rusëve.

SHBA është shumë e angazhuar për ta realizuar këtë projekt dhe ka performancë të mirë me bashkëpunim me autoritetet e Serbisë, por fillimisht Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe kjo pritet të ndodh para fillimit të ndërtimit të kësaj baze dhe më pas do të fillohet të ndërtohet baza ushtarake amerikane në Kosovë në Bonsteel”, shton Elezi.

Ndërtimi i bazës amerikane në Nish garanci për sigurinë e Kosovës

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë Fatjon Softa, thotë se nëse Beogradi pranon ndërtimin e kësaj baze, atëherë sinjalizohet ndryshim kursi i Serbisë.

ImageFatjon SoftaFoto galeri
Por, Softa shprehet se kjo nuk do të kalojë pa kosto politike.

“Nëse Beogradi e pranon ndërtimin e kësaj baze, kjo do të sinjalizojë një ndryshim kursi te Serbisë, një orientim më i theksuar drejt strukturave euro-atlantike dhe një distancim gradual nga Moska dhe Pekini. Kjo nuk do të kalojë pa kosto politike – do të përballet me kundërshtim të fortë nga grupimet nacionaliste dhe pro-ruse, që do ta shohin si tradhti ndaj historisë së Serbisë dhe ortodoksisë sllave. Në një logjikë të ftohtë strategjike, Serbia mund ta përdorë këtë hap për të forcuar rolin e saj si faktor stabiliteti në Ballkan, për të përshpejtuar rrugën drejt integrimit europian dhe për të përfituar nga përkrahja perëndimore në një kontekst të trazuar ndërkombëtar”, deklaron Softa.

Një bazë e tillë ushtarake do të ketë efekt frenues ndaj çdo rreziku të mundshëm ushtarak nga veriu, thotë Softa, gjersa shton ajo mund të shërbejë si garanci për stabilitet afatgjatë në rajon.

“Për Kosovën, ndërtimi i një baze amerikane në Nish është një garanci shtesë e pakontestueshme për sigurinë kombëtare. Vetë fakti që kjo bazë do të jetë e pozicionuar vetëm disa dhjetëra kilometra nga kufiri me Kosovën, do të ketë efekt frenuese ndaj çdo rreziku të mundshëm ushtarak nga veriu.

Në teori, një bazë amerikane në Nish mund të shërbejë si garanci për stabilitet afatgjatë në rajon, nëse ajo paraqitet si një mision shumëpalësh për trajnime, logjistikë dhe bashkëpunim ushtarak – jo si një strukturë offensive”, shprehet eksperti.

Ai kërkon që ndërtimi i bazës të shoqërohet me komunikim diplomatik të kujdesshëm, transparencë rajonale dhe përfshirje të aktorëve ndërkombëtarë.

“Por, në praktikë, vendosja e një baze të tillë do të ngjallë reagime të forta nga Rusia, por dhe nga Kina te cilat historikisht e kane parë Ballkanin si një zonë ndikimi dhe Serbinë si aleaten e tyre kryesore. Moska mund të përpiqet të destabilizojë politikisht Serbinë, të rrisë fushatat propagandistike kundër Perëndimit dhe të nxisë tensione etnike, veçanërisht në veriun e Kosovës dhe në Bosnje-Hercegovinë.

Për këtë arsye, ndërtimi i bazës duhet të shoqërohet me komunikim diplomatik të kujdesshëm, transparencë rajonale dhe përfshirje të aktorëve ndërkombëtarë – për të shmangur perceptimin se po krijohet një kërcënim ndaj vendeve fqinje apo ndaj Serbisë vetë.

Ky lajm, qarkullon ne një moment shume delikat, sapo ka përfunduar një stërvitje e forcave ushtarake mes Serbisë dhe Kinës, kur tensionet SHBA Rusi janë scarier, vendosja e dy nëndeteseve amerikane (dyshime për mbushje bërthamore) në afërsi të kufijve ruse dhe vendosja e aeroplaneve strategjik rus afër kufijve të NATO-s.

Duhet theksuar se ky hap i supozuar Nëse ndërtohet, kjo bazë do të përfaqësojë një ndryshim të thellë në arkitekturën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, përfundon Softa.

Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës në vitin 2021 kishte kërkuar një bazë të përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Kosovë, duke thënë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se këtë ofertë ia ka paraqitur Nënsekretarit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl gjatë një vizite në Uashington. Sipas ministrit Mehaj, SHBA janë duke e shqyrtuar ofertën që pastaj të koordinohen lidhur më këtë çështje.

Oferta e Qeverisë së Kosovës për SHBA-të për një bazë të përhershme ushtarake erdhi pas tensioneve që u krijuan në pikat kufitare me Serbinë, kur Qeveria e Kosovës, më 20 shtator, filloj me zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *