Protesta ndaj Speciales, Halilaj me kritika të ashpra ndaj OVL-UÇK: Hiq më pak se burgim të përjetshëm për…
Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar ashpër ndaj protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) kundër Gjykatës Speciale.
Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, Halilaj e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “pasuri kombëtare”, duke theksuar se për “urdhërdhënësit, vrasësit dhe gjakprishurit” nuk duhet të ketë tjetër dënim përveç “burgimit të përjetshëm”, transmeton “Bota sot”.
Madje, në shkrimin e tij në Facebook, avokati ironizoi, duke thënë që OVL-UÇK mund të organizoj protestë “kundër meje që e përkrahi Gjykatën dhe drejtësinë”.
Shkrimi i plotë
Gjykata Speciale është pasuri kombëtare.
Për urdhërdhënësit, vraseësit dhe Gjakprishurit, hiq më pak se burgim të përjetshëm.
E ftoj Shehollin – komandantin e OVL-së, së gërditëshme, të organizoj edhe një protestë kundër meje që e përkrahi Gjykatën dhe drejtësinë.