OVL e UÇK-së dhe PAN shantazhojnë qeverinë dhe shtetin!
Protesta politike e 7 gushtit, është vazhdë e protestave çerek-shekullore të OVL të UÇK-së dhe e PAN-it kriminal. Binomi OVL të UÇK-së-PAN, organizoi protestat vandaliste të mars-prillit 2004, të cilat ishin projekt i Beogradit zyrtar. Sulmet qyqare me kallje të shtëpive dhe të kishave serbe, ishin të turpshme dhe kriminale, sepse nuk kishin asnjë motiv patriotik.
Pasojat:
1)U vranë pak serbë pleq dhe më shumë të rinj shqiptar;
2) Kosova u obligua të paguajë dëmet e shkaktuara, e turpëruar, e fikur dhe e koritur;
3) Kosova u detyrua të bëjë decentralizimin, fshat e komunë serbe;
4) Lindi kërkesa për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili konsiderohet -kancer i Kosovës-.
Beogradi zyrtar ia besoi dosjet e Gjykatës Speciale, pikërisht, OVL të UÇK-së, për t`i bërë publike, me qëllim të zbulimit të dëshmitarëve të koduar, anonim. Serbia synonte gjakderdhjen brenda shqiptare. Të paktën, ndodhën dy vrasje hakmarrëse.
OVL e UÇK-së, me falsifikimin e “dëshmive të veteranit-, jo 19.500, që janë harxhuar 88 milionë euro. Realisht, numri i veteranëve të rrejshëm është 45.500, që kap shifrën e paguar nga buxheti i varfër të Kosovës 206 milionë euro, deri me tani!
Gjeneral Spiro Butka, kryetar i OVL të UÇK-së për luftëtarët nga Shqipëria e jep shifrën 186 veteranëve, por tani marrin pension 3.000 veteranë dhe ky numër vazhdon të rritet. Ai flet citon me emër e mbiemër krerët e OVL të UÇK-së të Kosovës. Ndërsa Dilaver Goxhaj se numri i luftëtarëve nga Shqipëria shkruan se ishin 129. (Shih: you Tube më gjerësisht).
Në 7 vitet e fundit, për Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, Kosova ka paguar 275 milion euro! Vazhdojnë të paguhen 3 dhe 4 avokatë matrapazë ndërkombëtar për çdo të akuzuar. I famshmi avokat Ben Emerson e pranon se “liria e x-y gjenerali ka kushtuar 11 milionë euro, prej tyre 5 milionë i kam marrë unë”. Ai askund nuk e përmend fjalën “pafajësi”! Ndërkohë, kryeministri Kurti ka propozuar që vetëm një avokat ndërkombëtar t`i përfaqësojë të gjithë, sepse, edhe ashtu vetëm njëri po flet në emër të të akuzuarëve, ngaqë kanë një akuzë -Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.
I njëjti avokat deklaron se “deri më tani kam marrë 4 milionë euro, për mbrojtjen e njërit prej katërshes të akuzuar në Hagë”!
OVL e UÇK-së, vegël zvarranike e PAN-it, asnjëherë nuk kanë protestuar kundër kësaj gjakderdhje të tmerrshme financiare!
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe komandantët tjerë realistë të Drenicës, përfshirë edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin, kanë dhënë shifrën e përafërt, në maksimumin 15 mijë veteranë të vërtetë. Këtë e konfirmojnë edhe oficerët e Kosharës, si Kolonel Anton Quni me të tjerët. Emri i Komandantit të nderuar, Rrustem Berisha, në listën e Komisionit, tashmë, të dënuar është një lapsus, sepse ai nuk merret me pisllëqet e tilla.
Penalisht duhet të ndiqen fajtorët kryesorë: Gjeneral Agim Çeku, i cili thotë se “çdokush që i ka dhënë një gotë ujë ushtarit, meriton të jetë veteran!!! Për një marrëzi e krim të tillë, që synon t`i bëjë shqiptarët mercenarë, meriton penalizim dhe ndëshkim të rëndë.
Ramush Haradinaj i cili kërcënoi me jetë prokurorin profesionist dhe me integritet Elez Blakaj, i cili seleksionoi 19.500 veteranë të rrejshëm. Prokurorin Blakaj e shpëtoi ambasadori amerikan, duke i dhënë strehë në SHBA, ndërsa Ramushi i ktheu në listën e veteranëve të gjithë, në grup, duke e begatuar edhe klientëlen elektorale të partisë së tij! Dukagjini ka 1/3 e veteranëve të rrejshëm në nivel Kosove!
Isa Mustafa në cilësinë e kryeministrit, aprovoi listën e pa korrigjuar të “veteranëve”, edhe pse e dinte se është e pesëfishuar e falsifikuar, duke filluar pagesën e tyre, pensionin e veteranit, në kuotën e 170 euro! OVL e UÇK-së e kriminalizuar me eksponentë banditër në kryesinë e saj, e mbështetur fort nga krerët e subjekteve politike: PDK-AAK-NISMA, të koalicionit PAN, kërcënoi kryeministrin Mustafa me protesta, deri në shkarkim dhe karrieristi i shfrenuar, Isa, i rizgjedhur me aklamacionin, votimin e hapur, kryetar i LDK-së, u dorëzua, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës humbjen prej 206 milion euro, me pagesën e 45.500 veteranëve të rrejshëm!
Albin Kurti, i konsideruar si kryeministri i luftimit të hajnisë zyrtare, në vend të stopimit, ndërprerjes komplete të pensioneve për veteranët, deri në pastrimin e plotë të listave, turpërisht dhe tmerrësisht, të falsifikuara, bëri krimin e madh, shtimin e kuotës së pagesës të pensionit të veteranit. Kurti ligjësoi hajninë zyrtare, duke i rehabilituar edhe abuzuesit kriminelë të lartpërmendur më lart.
Dhe, pas pastrimit të listave të veteranëve, fituesit real të statutit të veteranit të vërtetë, do ta gëzojnë pensionin e prapambetur – komplet.
Akuza që i bëhet Hashim Thaçit, për krijimin e Gjykatës Speciale, është e padrejtë. “Aprovova Gjykatën Speciale, sepse po vriteshin dëshmitarët, sidomos në Dukagjin”. Me këtë Thaçi pranon se vrasjet politike janë bërë në Kosovë, madje kanë qenë masive.
Këmbëngulja e eksponentëve të PAN-it kriminal, për ta kufizuar mandatin e Gjykatës Speciale, deri në fund të vitit 2000, kriminelët PAN-istë, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, një emërtesë adekuate të gjetur nga Prokurori amerikan Jack Smith, është pranim i të gjitha vrasjeve politike, të ndodhura përgjatë një çerek-shekulli radhazi.
Akuzat e Dick Martit dhe të Carla Del Ponte, për krimet makabre, vrasjen për motive politike të shqiptarëve të pafajshëm, kryesisht, me qëllim të marrjes të pushtetit përgjakshëm, me autorësi të disa “komandantëve” kriminelë, me bandat e tyre, janë pasqyruar saktësisht dhe me fakte lëndore, që i dinë edhe populli i Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm, në librat e tyre voluminoze. Dhe, askush nga PAN-istët, deri me sot, nuk ka arritur t`i kundërshtojë dhe as t`i demantojë, si të pavërteta! Ngjarjet e përshkruara në librat e Martit dhe del Pontes, të botuara në gjuhët kryesore të botës, dëshmohen e konfirmohen me shtatorët, bustet, varret anekënd Kosovës, të oficerëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së. Dhe, mbi të gjitha, me familjarët, me zinë e përjetshme të tyre, motra e nuse me veshje të zeza, fëmijët bonjakë, jetimër, që ia shtuan Kosovës edhe pas çlirimit të saj.
Dëshmitë e bollshme të krimeve, për Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, e lanë në “harresë” transplantimin e organeve. Dhe, u mjaftuan me 300 dëshmitarët faktik e fizik, dëshmues ballor në Gjykatën e Hagës dhe të tjerë në forma të ndryshme.
Të gjitha sondazhët e bëra ndër vite, rezultojnë se 80 % e shqiptarëve vendorë e botërorë, kërkojnë hetimin dhe zbulimin e vrasjeve serike politike, si dhe ndëshkimin e kriminelëve. Propaganda -leha qene-, në stilin fashist enverist, zhurmon, “sabah e aksham”, për ta ndryshuar rezultatin e sondasheve, bollshëm të bazuara. PAN-istët nuk e kanë hallin e të akuzuarëve të Hagës, por duan rikthimin në pushtet, për të mbrojtur pasuritë e grabitura të Kosovës dhe lënien në harresë të krimeve numerike, të bëra në vite e dekada.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pse të mburret se nuk e votoi këtë Gjykatë, sepse Qeveria e saj nuk arriti të arrestojë dhe aq më pak të dënojë asnjë kriminel, për shumë qindra vrasje politike anekënd Kosovës! LVV ka caktuar një drejtor në krye të një Komisioni për hetimin dhe zbulimin e vrasjeve të shqiptarëve nga soldateska serbo-sllave, por jo edhe për vrasjet politike para, gjatë dhe pas luftës, nga disa “biçim komandantësh” pa ushtarë, por me banda të bollshme!
Tashmë, dihet se OVL të UÇK-së e PAN-it, është bërë me Serbinë, kundër Qeverisë të LVV dhe Kosovës. Për protestën e marrëzishme dhe krejt të pakuptimtë, kundër një Gjykate të Kosovës, qoftë edhe me seli në Hagë, për arsye se nuk mund të bëhet në Kosovë, ngaqë bandat huligane e kriminale, janë gjithnjë aktive. Dëshmi janë pengimi i VETTING-ut dhe kundërshtia për krijimin e Byrosë të Verifikimit të Pasurive të paligjshme. Kriminelët i shmangën drejtësisë për krimet vrastare dhe hajnat zyrtarë mbrojnë vjedhjet dhe uzurpimet e pasurive të brezave shqiptarë.
Palë me OVL të UÇK-së dhe PAN-in janë bërë kreu i BIK-ut, uzurpuesi i postit të kryemyftiut të Kosovës, Naim Ternava, shkelës i Kushtetutës të BIK-ut, i cili bënë përçarjen e popullit, duke lobuar për PAN-in kriminal, duke dëmtuar rëndë misionin e fesë islame. Xhemati i Kosovës duhet të reagojë dhe ta shkarkojë këtë bastard, me veprime penalizuese të përsëritura. Çfarë fetari është ky provokator i shumë mijëra familjeve të rëna në zinë e përjetshme si dhe i shqiptarëve mbarë, me mbrojtjen që i bënë krimit?!
Kreu i dhunshëm i Sindikatës të Arsimit, vegël e krerëve të SHIK-ut, brenda kësaj sindikate, Rrahman Greva, Rrahman Jashari, i cili ia humbi plot një muaj orë të mësimit shkollarëve të Kosovës! Ai flet në emër të mësimdhënësve të Kosovës, pa pasur kurrëfarë autorizimi!
Është e turpshme dhe kriminale të bëjë thirrje, për të protestuar kundër Qeverisë dhe shtetit të Kosovës kundër Gjykatës së tij.
Është turp dhe krim, që RTK të apelojë për protestë kundër Qeverisë dhe shtetit të Kosovës. Janë 700 gazetarë, që janë shumëfishi i çdo Televizioni tjetër në Kosovë. Ky është abuzim i vrazhdë me buxhetin e Kosovës, që vazhdojnë të bëjnë shtetarët dhe pushtetarët e Kosovës, duke financuar stafin e fryrë skajshëm dhe jashtëligjshëm!
Si burgaxhi i hershëm politik, edhe pse në raport me mua, që ujin dhe ajrin i kisha me racion, të akuzuarit e Hagës kanë trajtim krejt tjetër. Vizitat-peligranazh, veç familjeve të tyre, që është normale, në Hagë shkojnë zuzarë e horrakë, të cilët me horrllëqet e tyre i shtuan edhe një akuzë turpëruese Hashim Thaçit. Pavarësisht 300 dëshmitarëve, të paktën, 150 me prani fizike në Gjykatë, ka marrë kohë. Por, burokracia e tepruar dhe subjektive, për interesa zhvatje të personelit, qëndrimi i gjatë, enorme, në hetime, është i padrejtë.
LDK-në lëreni në hallet e veta. Asaj i janë vrarë ushtarakët luftë bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadrot, veprimtarët dhe aktivistët e përkushtuar të LDK-së, të cilët e bënë paqen dhe luftën për lirinë e Kosovës. Vrasësit, me drejtësinë e kapur, kurrë nuk u penduan për krimet e tyre. Janë ekzekutime të ngeshme, me lista të hartuara dhe urdhër dhënie faktike!
Kryetari i Prishtinës, londinezi Përparim Rama, nuk është anëtar i LDK-së dhe nuk mund ta përfaqësojë atë. Por është një kuadër komunal, i cili meriton mandatin e dytë, sepse ka ide të guximshme, të mençura, si shendërrimi i stadiumit të Prishtinës, në bazen freskimi në vapën përvëluese, përpjekja për hapjen dhe rregullimin e rrugëve brenda qytetit dhe të tjera të ngjashme.
Lutfi Haziri, yll i televizioneve të PAN-it kriminal, ka biznese me komandantët e PDK-së, “e ka bishtin e zënë me derë”, rrast i konsumuar, është bërë barrë për LDK-në. Deklaratat e tij janë njësh me ato të Hashimit, për shkëmbimin e territoreve, më saktë, ndarjen e Kosovës. “Serbisë duhet me i dhënë diçka” dhe “xhevahire” të tjera të Lutës!
Isa Mustafa ka qenë dhe mbetet e keqja jo vetëm e LDK-së, por edhe e Kosovës. Deklaratat e tij, “si plaka në kacë”, janë neveritëse. Ai është katapultuar në krye të LDK-së nga Hashim Thaçi dhe SHIK-u i tij. Me porosi, e solli LDK-në në 10 %! Isa dhe Edita Tahiri kanë qenë dhe mbetën argatë të PDK-së. Isa nuk përfaqëson partinë, të cilën e rrënoi me fund, andaj LDK-ja duhet të distancohet nga Isa dhe këlyshëria e tij, fort aktive në të gjitha nivelet e strukturave të partisë. Përndryshe, LDK-në “e mori lumi!”
Rrjedhimisht, protesta është politike dhe ka qëllime të poshtra, qartazi të lexueshme. Sforcimi i tepëruar, për t`ia arritur qëllimit, në kundërshti me vullnetin e popullit, nuk është e shëndetshme për demokracinë dhe Kosovën. Kujdes nga maskarada e maskarenjve, sepse mbështetja dhënë atyre sot, do t`ju turpërojë ju dhe fëmijët tuaj për jetë e mot!