Liria ka emër? Djali i Fetah Rudit reagon ashpër, mallkon protestuesit: Ku ishit kur…
Petrit Rudi, djali i ish- deputetit të LDK-së, Fetah Rudi, i cili mbeti i paralizuar nga atentati para 25 viteve, ka reaguar ashpër për protestën që do të mbahet sot.
Rudi përmes një shkrimi në Facebook, i ka mallkuar persona që janë duke vrarë për së dyti dhe duke hapur plagën që kullon gjak.
Ai madje ka kërkuar që Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Përparim Rama e plotë të tjerë që do të dalin në protestë të mbajnë fotografinë e Fetah Rudit, Beriane Mustafës e Besjan Mustafës.
“Për Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Përparim Ramën e për të gjithë anëtarët e LDK-së që nesër do të marshojnë për “Drejtësi”: Merrni në duar fotografinë e Fetah Rudit, të shtrirë në QKUK, në gjendje kome pas atentatit që ia ndryshoi jetën përjetësisht.
Merrni fotografinë e Berianës e Besian Mustafës, që vajtojnë mbi trupin e pajetë të babait të tyre, Xhemail Mustafës. Merrni fotografinë e Ahmet Krasniqit, të vrarë në Tiranë, trupi i tij i pajetë ende kërkon drejtësi. Merrni fotografinë e Tahir Zemajt, i gjakosur nga plumbat.
Mbani në duar fotografitë e mbi 100 anëtarëve të LDK-së, të vrarë nga dora kriminale. Kur më në fund një Gjykatë e Kosovës guxon të trajtojë këto raste dhe ne familjarët shohim një fije shprese për zbardhje, ju zgjoheni të marshoni për “Drejtësi”? Ku ishit këto 25 vjet?
Pse nuk protestuat për Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Xhemail Mustafën, Shaban Manajn, Haki Imerin, Komandant Drinin, Smajl Hajdarajn, Ismet Racin, Ismajl Berbatovcin, Besim Dajakun, Bekim Kastratin, Bardhyl Ajetin, Tahir, Enis e Hasan Zemajn, Sebahate Tolaj, Jusuf Haklajn, Uke Bytyçin, Ramiz Hoxhën, Selman Binishin, Shefki Popovën e shumë të tjerë? Pse nuk kërkuat drejtësi për të mbijetuarit që ishin cak i atentateve, si Fetah Rudi, Sabri Hamiti, Agim Veliu, Gani Geci, Adem Salihaj, Ejup Visoka?”, ka shkruar Rudi.
Shkrimi i plotë:
Ripostim me shkas, por me disa ndryshime.
Iu mallkofte karroca e babit tim, qe tash e 25 vite, vetem ne si familje, e zoti i madh e di se si eshte jeta e tij, si eshte trupi e sfidat e tij. Njehere na vrane, ju po na vrani per se dyti, po na rihapni edhe njehere plagen, e cila tash e 25 vite kullon ende gjak.
Per Isa Mustafen, Lutfi Hazirin, Perparim Ramen, e plote te tjere, e te gjithe anetaret e LDK-se qe neser do te marshojne per “Drejtesi”, pres nga ju qe ne dore ta bartni fotografine e Fetah Rudit, i shtrire ne QKUK, dhe ne gjendje kome pas atentatit te bere ndaj tij, ku si pasoje e plumbave te shkrepur, tash e 25 vite ka mbetur i palevizshem.
Pres qe ta bartni fotografine e Beriane Mustafes e Besian Mustafes, qe vajtojne mbi kufomen e babait te vrare, Xhemail Mustafes.
Pres qe ta keni ne duar fotografine e Ahmet Krasniqit, ku shihet trupi i pajete ne Tirane.
Pres qe ta keni ne dore fotografine e Tahir Zemajt, ku shihet trupi i gjakosur nga plumbat.
Pres qe te gjithe ta keni nga nje fotografi te cdo pjesetari te LDK-se te vrare nga dora kriminale, e qe nuk jane pak por me shume se 100 anetare.
E kur me ne fund, nje Gjykate e Kosoves ka marr guximin qe t’i trajtoje, dhe per ne familjaret eshte edhe shprese per zbulimin e ketyre vrasjeve, sot marshohet per “Drejtesi”.
25 vite ne Kosove askush nuk e ka marr guximin qe t’i trajtoje vrasjet politike.
Pse 25 vite nuk protestuat e nuk kerkuat drejtesi per Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Xhemail Mustafen, Shaban Manajn, Haki Imerin, Komandant Drinin, Smajl Hajdarajn, Ismet Racin, Ismajl Berbatovcin, Besim Dajakun, Bekim Kastratin, Bardhyl Ajetin, Tahir, Enis e Hasan Zemajn, Sebahate Tolaj, Jusuf Haklajn, Uke Bytyçin, Ramiz Hoxhen, Selman Binishin, e shume anetare te tjere qe mbeten te vrare nga dora kriminale.
Pse nuk kerkuat drejtesi per Fetah Rudin, Sabri Hamitin, Agim Veliun, Gani Gecin, Adem Salihajn, e Ejup Visoken e shume te tjere, te cilet ishin cak i atentateve, por zoti deshti e i shpetoi.
E ne familjaret e viktimave politike, shpresonim qe kur Isa Mustafa erdhi kryeminister e Skender Hyseni Minister i Brendshem, do te zbardheshin vrasjet politike. Ahahaha. Sot me vjen per te qeshur, kur i shoh thirrjet e Isa Mustafes per mbrojtje te atyre, qe vet ai i akuzonte per vrasjet politike qe kane ndodhur.
Po thone “Liria ka emer”. Cfare emri pat Liria me tregon dikush? T’i shpetosh plumbave te armikut ne betejat e lavdishme te UÇK-se, te shkosh te bartesh armatim nga Shqiperia ne Kosove, e te mbetesh perjete ne karroce nga plumbat e shqiptareve, vetem pse je me Ibrahim Rugoven atehere kur erdhi Liria per te cilen sakrifikuan me vite e vite?
Te vritesh ne sy te femijeve vetem pse ishe me Ibrahim Rugoven e me LDK-ne.
Per kete Liri e keni fjalen? Mosni bre, aman mosni! Ne familjaret presim veç drejtesi, asgje me shume e as me pak. Drejtesia vonon, por nuk harron. Ajo vije nje dite, nese jo nga njeriu, atehere patjeter qe nga zoti.
E juve, iu mallkoft gjaku i Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafes, Shaban Manajt, Haki Imerit, Komandant Drinit, Smajl Hajdarajt, Ismet Racit, Ismajl Berbatovcit, Besim Dajakut, Bekim Kastratit, Bardhyl Ajetit, Tahir, Enis e Hasan Zemajt, Sebahate Tolaj, Jusuf Haklajn, Uke Bytyçin, Ramiz Hoxhen, Selman Binishin, Shefki Popoven, e shume anetare te tjere qe mbeten te vrare nga dora kriminale.
Iu mallkofte karroca e babit tim, qe tash e 25 vite, vetem ne si familje, e zoti i madh e di se si eshte jeta e tij, si eshte trupi e sfidat e tij. Njehere na vrane, ju po na vrani per se dyti, po na rihapni edhe njehere plagen, e cila tash e 25 vite kullon ende gjak.