POLITIKATË FUNDIT

Gashi: Deputetët që votuan Specialen le të dalin e t’i kërkojnë falje UÇK-së

Avokati Tomë Gashi ka komentuar protestën e paralajmëruar të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila pritet të mbahet sot në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

I ftuar në Tëvë1, Gashi ka vënë në pikëpyetje qëndrimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që në të kaluarën kanë votuar për themelimin e Gjykatës Speciale, duke i konsideruar ata si bashkëpërgjegjës për situatën aktuale të ish-krerëve të UÇK-së.

“Si është e mundur t’u besojmë atyre që sot po protestojnë, kur janë po të njëjtit që kanë votuar për Gjykatën Speciale – 82 deputetë. Duhet përjashtuar Listën Serbe, sepse ata kanë pritur një situatë të tillë për të dëmtuar çdo pjesëtar të UÇK-së,” deklaroi Gashi.

Ai shtoi se deputetët shqiptarë që votuan për këtë gjykatë duhet të marrin përgjegjësi publike:

“Nuk kemi punë me qytetarët e thjeshtë, por me deputetët shqiptarë që e votuan këtë gjykatë. Mjafton të kenë pak fytyrë e të dalin sot para Parlamentit të Kosovës dhe t’u kërkojnë falje qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe secilit pjesëtar të UÇK-së që po gjykohen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *